Si u ridënua Uran Kostreci se pa shtrembër fotografinë e diktatorit

uran-kostreci

Nga Kastriot Dervishi

Uran Kostreci dhe ridënimi se shikoi “shtrembër” fotografinë e diktatorit

Data e sotme është 80-vjetori i lindjes së një prej qëndrestarëve të burgjeve komuniste, Uran Kostrecit. Është një prej rasteve të rralla në Lindjen komuniste sepse është ridënuar duke vuajtur dënimin me 8 vjet burgim sepse shikoi pa simpati fotografinë e diktatorit në zyrën e komandantit të burgut të Burrelit.

Uran Kostreci u orvat të arratisej nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por u arrestua më 5.8.1961 dhe u dënua me 15 vjet burgim. Gjatë vuajtjes së dënimit në kampin nr. 303 Elbasan, më 9.5.1965, u qëllua për t’u vrarë nga tre vendroja.
Më 13.6.1973, pasi refuzoi ushqimin, u denoncua nga komandanti i burgut të Burrelit, Hajri Leskaj, se kishte parë “shtrembër” fotografinë e diktatorit. Në vendimin e gjykatës që e ridënoi me 8 vjet të tjera burgim, ndër të tjera thuhet:

“Vërtetohet se në këtë moment i pandehuri kishte drejtuar sytë nga fotografia e sh. Enver. Mirëpo ky shikim, i kishte bërë përshtypje të dëmtuarit Hajri dhe iu drejtua me pyetje të pandehurit që pse e shikonte me vërejtje apo nuk i pëlqente”.

Uran Kostreci u lirua nga burgu i Burrelit më 13.6.1981, pasi vuajti gati 20 vjet heqjen e lirisë.

Gazeta Panorama, 29 janar ’18

Postime të ngjashme