Mimoza Dajci: Stalini hiqet, Hoxha ngrihet

Enver Hoxha

Nga Mimoza Dajci

Qyteti i Telavi ne Georgia, hoqi nga një shesh kryesor i tij monumentin e diktatorit sovjetik Josif  Vissarionovich Stalin. Megjithëse ishte goditur e dëmtuar disa herë, përsëri nostalgjikët e kishin restauruar. Statuja e Stalinit hiqet, ndërsa statuja e figura e diktatorit Hoxha në Shqipëri ngrihet nga nostalgjikët e tij, të cilët pretendojnë jo vetëm ta ngrejnë sa më lart, por edhe ta quajnë hero kombëtar.

Shqipëria njihet si vendi që përjetoi diktaturën më të egër në Europë, ndërsa ata që përfituan nga ai regjim e nuk pësuan asnjë lloj persekucioni politik kërkojnë ta ringjallin me zor. Shumë pankarta të tij manifestohen në tubimet e të majtëve e partisë komuniste në Tiranë e rrethe të tjera.

Më ka rastisur një herë në Tiranë tani vonë, të shikoj një protestë të tyre me foto të Enver Hoxhës. U shtanga, nuk i besova syve. C’po ndodh kështu thashë me vete. Në vend që ky vend të shkojë përpara akoma kthehet e ngre lart pankarta me figurën e atij që shuajti mijëra njerëz nepër burgje e kampe internimi. Që ndau prindërit nga femijët e burrat nga gratë, vetëm e vetëm duke ushtruar dhunë, krime e luftën e klasave. E sot përsëri pasuesit e tij nëpër festa dalin si triumfatorë me portretin  e tij.

Koha per vete Rusinë nga Hoxha merrte leksionet e komunizimit ecën përpara duke e hedhur atë në koshin e plerave, ndërsa Shqiperia me nostalgjikët e saj ecën mbrapa me foton e tij.Është për të ardhur keq që po kalon gati cerek shekulli e në vend një pjesë e opinionit publik nuk janë ndërgjegjësuar akoma për atë periudhë që quhet me të drejtë si diktatura më e egër në rajonin Europian. Ne si Organizatë e Gruas Shqiptare Amerikane “Shpresë & Paqe” me qendër në New York, ngreme zërin e protestës për cdo inisiativë që vlerëson figurën e diktatorit Hoxha, apo shpalljen e tij hero kombëtar.

Sa nëna e gra u pushkatuan me gjyqe e pa gjyqe. Sa vajza e motra shqiptare nuk arritën të krijonin familje e të bëheshin nëna për femijët e tyre, por u torturuan nga xhelatët e burgjeve shqiptare në kohën e komunizmit, e akoma plagët nuk u janë mbyllur. Përvec femrës shqiptare u persekutuan edhe shumë gra me kombësi të huaj, disa prej tyre ishin ruse, që  u dënuan e internuan për agjitacion propagandë, edhe pse nuk e kishin kryer një vepër të tillë.

Atëherë për cfarë duhet ekspozuar me germa kapitale e figura madhështore një diktator i tillë. Apo ndoshta ata janë pro edhe vrasjes që, një i cmendur kreu tani së fundi vonë në Korenë e veriut, ku të gjallë hodhi mes bishave të egra njeriun e tij të familjes, i cili e ngriti dhe e bëri president të vendit. Shtëpia e Bardhë këtë krim e quajti edhe një shembull tjetër të brutalitetit ekstrem të regjimit në Korenë e Veriut nga diktatori Kim.

Monstra e Koresë së veriut në këtë shekull të ri, në vend që të punojnë për paqen e demokracinë në botë vret njerëz të pafajshëm, e shqiptarët ringjallin diktatorët e ngjashëm në karakter e krime me Hitlerin dhe Milloshevicin.

 

Postime të ngjashme