Teknologjia e shpifjes ndaj Martin Camajt, si i shkruante Sigurimi letrat e kosovarëve

3703192f577966bcaad23398283aa141_XL-2

Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20

Duke qenë një armë e dobët nga ana profesionale, të vetmen gjë që dinin oficerët e Sigurimit, ishte sulmimi i një figure nëpërmjet shpifjeve. Jo thjesht nëpërmjet legjendimeve (përhapja e gjerë e lajmeve të rreme), por edhe të shpifjeve sistematike nëpërmjet të gjitha llojeve për të krijuar sa më shumë pasiguri te personi dhe besueshmëri te elementi i lëkundur. Ata “pretendonin” se me këto metoda “digjnin” ata që i mendonin të vënë në shërbim të CIA-s, etj. Kjo teknikë që është në gjuhën e spiunazhit për fillestarët, funksionon edhe sot nga ish oficerë Sigurimit aty ku ata ndodhen, si dhe në media. Në drejtim të emigracionit politik ka qenë e vetmja armë për të sjellë dyshime e përçarje mes tij. e tillë rezulton edhe ndaj Martin Camajt. Synimet e Sigurimit ndaj tij kanë qenë në dy drejtime: te elementi antikomunist do paraqitej si i “dërguar nga Sigurimi” (ky drejtim funksion edhe sot), ndërsa te elementi kosovar do paraqitej si “i dërguar nga UDB-ja”. Në këto drejtime u punua me letra personale drejtuar Martinit, si dhe me “letra të hapura”. Të gjitha këto shkruheshin në Tiranë.

Në planin e datës 4.11.1965 të Drejtorisë së Tretë thuhej se duhej krijuar dyshimi te emigracioni antikomunist se Martini ishte “i dërguar nga Sigurimit”, sepse: kishte qenë në një organizatë që kontrollohej nga Sigurimi dhe nuk ishte përgjakur me Sigurimin. Në këtë drejtim do studioheshin të gjithë të njohurit e Martinit, ata që e kishin njohur, të burgosur, etj, në mënyrë që të ndërtonin një “rrjet” ku do bazoheshin sulmet ndaj tij. Letra e kartolinat që do dërgoheshin në drejtim të tij nga Shqipëria do të ishin kërcënuese dhe “antikomuniste”. D.m.th. do dilnin letra “antikomuniste” nga Shqipëria komuniste. Sigurimi nuk posedonte asnjë provë se Camaj ishte vënë në shërbim të tij. Madje në shumë raporte flitej mjaft keq pse nuk kishte bashkëpunuar dhe arratisur si “tradhtar”. Të vetmen “provë” në dorë, Sigurimi kishte deklaratën e bashkëpunimit të Camajt në vitin 1948. Por edhe kjo nuk pinte ujë. Së pari Camaj e kish bërë vetë të njohur një fakt të tillë dhe së dyti për shumë antikomunistë që nuk i njihnin fare teknikat e Sigurimit, ajo konsiderohej shkurt si e falsifikuar.

Pasi në këtë drejtim nuk u dha rezultati i duhur, u kalua në planin tjetër atë të manipulimit të elementit kosovar, i rënë shpesh në grackën e mashtrimeve marksiste-leniniste nga Tirana. Më 22.4.1985 Drejtoria e Tretë harton një tjetër plan sipas së cilit “do përgatitej e shpërndahej një material demaskues e komprometues për ta izoluar atë nga masa e kosovarëve, etj, e paralizuar veprimtarinë e tij nëpërmjet tyre”. Në këtë pikë, Sigurimi i bënte një shërbim të madh UDB-së në neutralizimin dhe përçarjen e elementit kosovar në Perëndim, një pjesë e të cilëve, janë ende të manipuluar edhe sot.

Më 3.6.1985 Sigurimi shkruan letrën që del në emër të “një grupi bashkatdhetarësh në Gjermani”. Hartohet teksti, fillestar, por që për t’u bërë më i besueshëm, vihen fjalë dialektore si: “afije” në vend të fjalës “spiuni”, “trathtar” në vend të fjalës “tradhtar”, “shkijeve” në vend të fjalës “serbëve”, “Beligrad” në vend të fjalës “Beograd” (për ironi një tekst të tillë më erdhi edhe mua në vitin 2019 nga “diaspora”). Albanologu që kishte nderuar dhe bërë të njohur Shqipërinë në Perëndim poshtërohej nëpërmjet këtyre veprimeve që vinin nga regjimeve i qyqeve në Tiranë.

Letra që porosiste Sigurimi për të shpifur ndaj Martin Camajt. Vini re zëvendësimet e fjalëve me ato dialektore për t’u bërë të besueshme se ishte shkruar nga “kosovarët”

Letra që porosiste Sigurimi për të shpifur ndaj Martin Camajt. Vini re zëvendësimet e fjalëve me ato dialektore për t’u bërë të besueshme se ishte shkruar nga “kosovarët”

Postime të ngjashme