Tollon

Në dekadën e fundit të ekzistencës së saj, qeveria komuniste shqiptare, si pasojë e pamundësisё pёr tё plotësuar nevojat e tregut ushqimor, aplikoi njё skemë racionimi të ushqimeve bazë, të quajtur tollon.

Tolloni pёrbёnte autorizimin pёr tё blerё ushqime nё racione fare minimale. Ai jepej nё formёn e njё letre të vulosur me anё tё sё cilёs nё ditёn e caktuar mund tё merrje furnizimin ushqimor, si mish, gjalpë, djathë, vezë, e tё tjera. Tolloni jepej nga këshilli i lagjes dhe nuk mund të tjetёrsohej, nuk i jepej dikujt tjetër dhe nuk zёvendёsohej nëse humbiste.

Nё vitet 80-90, mbi 90% e familjeve shqiptare konsumonin në 1 javë vetëm gjysmё kilogram mish, gjysmё kilogram djathë, 1 pako gjalpë 250 gramësh, 2 deri në 3 kilogram qumёsht dhe 7 vezë. Më rrallë jepeshin tollona edhe për të marrë një pulë, një pako mish të grirë, ose një pako kafe.

VIDEO

AUDIO