Unë Dëshmoj: Filip Guraziu

Filip-GuraziuFilip Guraziu

Ka lindur më 18 qershor të vitit 1943 në Tiranë. Ai është djali i Pjerin Guraziut intelektual i shkolluar në perëndim, mbante detyrën e shefit të financave në Ministrinë e Bujqësisë deri sa u pushkatua nga shteti komunist në vitin 1951. Pushkatimi i Pjerin Guraziut lidhet me shpërthimin e dinamitit të hedhur në oborrin e ish-ndërtesës së Ambasadës Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951. Pas ngjarjes u arrestuan rreth 150 persona dhe u pushkatuan 22 intelektualë.

Njoftimin se babai ishte pushkatuar si “armik i popullit”, familja e Filip Guraziut (i cili ishte vetëm 7 vjeç) e mësoi pas ekzekutimit. Familja u zhvendos nga Tirana në Shkodër në shtëpinë e gjyshërve.

Gjatë viteve në vijim e gjithë familja Guraziu është survejuar vazhdimisht nga Sigurimi. Në moshën 14 vjeçare Filip Guraziu u zhvendos në Tiranë për shkollën e mesme dhe falë aftësive të mira sportivë arriti të integrohej.Pjerin-Guraziu

Gjatë viteve të komunizmit për shkak të luftës së klasave ai ështe përballur me përjashtim nga sporti, arsimi dhe ka punuar në fabrikën e druve dhe si  punëtor krahu. Me këmbëngulje dhe  vështirësi Guraziu ndoqi shkollën e natës dhe punoi si llogaritar në koperativë.

  • 22 Shkurt 1951 – Pjerin Guraziu arrestohet
  • 30 Mars 1952 – Pjerin Guraziu pushkatohet me akuzën: “Akuzohen se: Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste, duke u bërë agjentë të rregullt të tyre. Kanë furnizuar spiunazhet e huaja me informata me karakter sekret ushtarak, politik dhe ekonomik në dëm të Republikës sonë Popullore”

 

VIDEO

Pjesa 1, “Familja dhe arrestimi i babait”

Pjesa 2, “Pushkatimi i babait (Pjerin Guraziu)”

Pjesa 3, “Dinamit në Ambasadën Sovjetike!”

Pjesa 4, “Ndjekja nga Sigurimi”