Unë Dëshmoj: Hysen Kica

Hysen Kica

Hysen Kica

(Ish-i burgosur politik)

Ka lindur në një fshat pranë qytetit të Bulqizës në vitin 1947. Pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare në vendlindje, më pas kreu shkollën e mesme të përgjithshme në qytetin e Durrësit dhe arsimin e lartë pedagogjik në Shkodër.

Pas përfundimit të studimeve, emërohet nga Partia Komuniste si mësues i lëndës së matematikës në fshatrat e zonës së Bulqizës.

Varfëria e thellë në fshat, padrejtësitë e sistemit dhe impresionet e krijuara për shtetet jashtë kufijve të Shqipërisë nëpërmjet televizioneve të huaja, e motivojnë të tentojë arratisjen për në Itali në vitin 1987.

Së bashku me të vëllanë provoi të kalonte nga kufiri i Shkodrës, por në pamundësi për të kaluar, në rrugën e kthimit e kapin forcat e policisë dhe e dërgojnë në hetuesi, po në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kërkimeve të hetuesisë i gjejnë ditarë dhe letra të cilat i shtojnë dhe akuzën “Agjitacion dhe propagandë” duke e denoncuar në përfundim me 14 vjet burg, përkatësisht:

  • 6 vjet për akuzën“Agjitacion dhe propagandë”
  • 8 vjet për akuzën “Tentativë arratisje”

Hysen Kica kreu 3 vjet e 7 muaj heqje lirie në burgun Qafë Barë deri sa u lirua me rënien e sistemit në vitin 1990. Që nga rrëzimi i sistemit komunist, i është përkushtuar shkrimit artistik.

 

VIDEO

Pjesa 1, “Padrejtësitë e sistemit”

Pjesa 2, “Ditari im si akt disidence!”

Pjesa 3, “Motivimi dhe plani im i arratisjes”

Pjesa 4, “Tentativa për arratisje dhe arrestimi”

Pjesa 5, “Periudha e hetuesisë në Shkodër”

Pjesa 6, “Në burgun e Qafë Barit”