Unё Dёshmoj: Reshat Kripa

Reshat KripaReshat Kripa 

(Ish-i burgosur politik)

Ka lindur mё 28 janar 1936 nё qytetin e Vlorёs. Rjedh nga njё familje intelektuale qytetare. I ati, Qazim Kripa ka kryer studimet nё “Robert College”, nё Stamboll. U kthye ne atdhe nё prag tё shpalljes sё Pavarёsisё kombёtare, mё 1912. Pas kthimit nё atdhe u mor me tregti, fillimisht me njё kafe dhe mё pas me ngritjen e njё fabrike pёr prodhimin e vajit tё ullirit dhe tregtimin e tij.

Nёna, Mynevere Kripa, ishte e bija e njё avokati tё njohur nё qytet, Mehmet Radhimёs, i cili ishte drejtor dogane nё qeverinё e Ismail Qemalit. Nё vitin 1942 familja e Reshat Kripёs u shpёrngul nё Tiranё dhe vazhdonin me tregtinё e vajit. Nё vitin  1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit, me vendim tё Ministrisё sё Brendshme dёbohen nga Tirana pёr motive politike. Shpёrngulen sёrish nё Vlorё, ku fillojnё tё trajtohen si armiq tё popullit.

Mё 1950, vёllai i Reshat Kripёs, Besniku krijoi njё grup tё fshehtё sё bashku mё dy shokёt e tij, Alajdin Alemin dhe Lavdosh Beqon dhe shpёrndanin trakte nё gjimnazin e qytetit. Ata u dёnuan me 15 vite burg.

Nisur nga kjo situatё, Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecare nis njё revoltё kundёr pushtetit. Sё bashku me dy shokё tё klasёs, Myrteza Babocin dhe Jorgo Beshon, nё vitin 1951 krijuan njё grup tё fshehtё qё shpёrndante trakte nё qytet. Pas katёr muajsh, mё 24 maj 1951 ata arrestohen. Akuza e dёnimit ishte : “Pёr Agjitacion dhe Propagandё”. Pёr shkak tё moshёs sё mitur ai dёnohet me 5 vite burgim.

  • 1942 familja e Reshat Kripёs shpёrngulet nё Tiranё, ku vazhdojnё tregtinё e vajit.
  • 1946 pas shtetёzimit tё fabrikёs sё vajit dёbohen nga Tirana nё drejtim tё Vlorёs pёr motive politike.
  • 1950 vёllai i Reshat Kripёs, Besniku dёnohet me 15 vite burg
  • 1951 Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecar krijoi njё grup tё fshehtё pёr tё shpёrndarё trakte nё qytet.
  • 24 maj 1951 arrestohet dhe dёnohet me 5 vite burg
  • Akuza e dёnimit ishte: ” Pёr Agjitacion dhe Propagandё”

 

VIDEO

Pjesa 1, “Pёr familjen dhe dёbimin nё Vlorё…”

Pjesa 2, “Aktiviteti antikomunist i vёllait dhe dёnimi i tij me 15 vjet”

Pjesa 3, ” Disisdenca nё moshёn 15 vjecare “

Pjesa 4, ” Unё, njё fёmijё nё hetuesi, gjyq dhe si i dёnuar…”

Pjesa 5, “Episode nga puna e detyruar gjatё dёnimit”