Unë Dëshmoj: Valbona Çoku Mirakaj

Valbona Çoku Mirakaj

Valbona Çoku Mirakaj

Lindi më tetor të vitit 1944. Ajo është e bija e Mentor Çokut.

I njohur për qëndrimin e tij nacionalist dhe antikomunist, ai më parë ka qenë deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar, vetëm 30 vjeç, dhe ka përfaqësuar zonën e Ohrit.

Ndërsa mamaja e saj, Zenie Resuli, vinte nga një familje e pasur.

Kur ishte foshnjë njëmuajshe, Valbona mbetet e vetme në kufijtë e izoluar të Shqipërisë.

Babai i saj vendos të arratiset në ’44-ën drejt Italisë për shkak të përndjekjes komuniste, kurse mamaja e sëmurë, me ndihmën e Nako Spirus, shkon për kurim në Selanik duke mbetur përfundimisht jashtë kufijve. Valbona Çoku nuk e takoi asnjëherë nënën e saj.

Ajo jetoi me të afërmit e mamasë së saj deri në moshën 16-vjeçare, kur u njoftua në shtëpinë e dajës në Tiranë se do të internohej. Vendimi që iu komunikua ishte se do të dërgohej për të kaluar 30 vite në kampin e të persekutuarve në Savër të Lushnjës.

“Më hipën në një furgon dhe më dërguan në Lushnjë. Në Savër të Lushnjës ishte një kamp ku qëndronin gjithë të internuarit, por në dallim nga unë që isha e vetme, të tjerët ishin të gjithë me familjet e tyre.”

Në Savër ajo u strehua në një familje të të njohurve të familjes. Gjatë kohës së internimit, Valbona u njoh me Sokolin, i cili prej moshës dyvjeçare së bashku me familjen e tij gjendej në po atë kamp.
Kur ishte 20 vjeç ajo u martua me Sokolin dhe të dy së bashku jetuan në internim ku lindën tre fëmijë. Valbona e përshkruan periudhën e internimit si mjaft të renduar. Ajo dhe Sokoli u angazhuan me punë bujqësie.

Pas rënies së regjimit në 1990, Valbona dhe djali i saj udhëtojnë për në Itali ku takon për herë të parë të atin.

 

VIDEO

Pjesa 1, “Mbeta e vetme kur isha foshnjë në 1944!”

Pjesa 2, “Rritja ime larg prindërve”

Pjesa 3, “Internimi im e vetme në moshën 16-vjeçare”

Pjesa 4, “Vitet e internimit”

Pjesa 5, “Ritakimi me babain pas 1990”