Unë Dëshmoj: Zhivgo Petroviç

petrovicZhivgo Petroviç

Ka lindur në Tropojë më 5 dhjetor 1957. Gjatë kohës që ishte me studime në Shkodër, kërkon të arratiset me qëllim Amerikën, duke kaluar nga kufiri me ish Jugosllavisë.

Në këtë kohë ai ishte 18 vjeç. Arratiset me synimin për të shkuar drejt Beogradit, për të kërkuar strehim politik.

Nuk ja del dot të arratiset pasi kapet nga policia kosovare dhe kthehet në atdhe.

Pas 5 muajsh hetuesi e dënojnë me 8 vite burg. Ai kryen vetëm 5 vite , pasi falet me amnistinë e asaj kohe. Vitet e dënimit i kryen pjesërisht në Spaç dhe në Burrel. Del nga burgu në vitin 1980.

Edhe pse sigurimi i shtetit e ka nën vëzhgim gjithë kohës pas daljes së tij nga burgu, ai sërish kërkon të arratiset, po nuk ja del dot.

Aktualisht jeton në Shkodër dhe krijoi familjen e tij vetëm pas viteve ’90.

  • 18 vjeç ndërmerr nismën për t’u arratisur drejt Amerikës
  • 1975 dënohet me 8 vite burg
  • 1980 del nga burgu, pasi fiton nga aministia
  • Pas 1990 krijon familje dhe jeton në Shkodër

 

VIDEO

Pjesa 1, “Përpjekjet e mia për t’u arratisur…”

Pjesa 2, “Hetuesia dhe gjyqi formal…”

Pjesa 3, “Peridha në burg dhe pasojat për familjen”