Terminologu komunist

Termat:   Fletë Rrufeja    Tolloni    Internimi    Bunkeri    Shfaqje e huaj    Kulak    Arratisje    Pionieri

terminologu-rollupTerminologu nuk është një qasje linguistike dhe as fjalor konvencional. Ai është një projekt multimedial që synon t’i bëjë të rinjtë shqiptarë, të lindur pas ’90-ës, të reflektojnë mbi të shkuarën komuniste përmes gjuhës, termave, shprehive, dukurive si pjesë e indoktrinimit ideologjik, por edhe si pasqyrë e realitetit të kohës. Sepse në një diktaturë, gjuha kthehet në instrumentin më efikas për ushtrimin e pushtetit, përçarjen e shoqërisë dhe izolimin e opozitarëve.

Përzgjedhja e termave është bërë jo në mënyrë sistematike, por si rezultat i punës pedagogjike me të rinjtë në terren. Ata kanë përzgjedhur fjalë dhe terma të hasura në media, në letërsi, filma apo biseda në familje, por të paqarta për ta nga ana kuptimore. Risia e këtij projekti është gjuha multimediale e Terminologut, e shoqëruar me ilustrime grafike të kryera nga nxënës, studentë dhe të rinj të talentuar anembanë vendit. Secili prej tyre reflekton artistikisht në mënyrë të pavarur mbi një temë të përzgjedhur.

Përmes kreativitetit multimedial, IDMC motivon të rinjtë të gjejnë rrugë të reja, tërheqëse të mësimit të historisë. Por nga ana tjetër inkurajon edhe dialogun mes brezave: përballjen e të rinjve me këndvështrime të ndryshme të historisë të transmetuara nga prindërit, gjyshërit, mësuesit, media etj. Videot e shkurtra që ilustrojnë grafikisht Terminologun do të jenë të aksesueshme online dhe pa pagesë për të rinjtë kudo që ndodhen. Njëkohësisht ato mund të ndihmojnë edhe mësuesit e historisë, letërsisë etj, gjatë orëve mësimore që trajtojnë periudhën e diktaturës, për të mundësuar debatin dhe reflektimin shoqëror mbi të shkuarën. Sepse “kush nuk mëson nga historia është i destinuar ta përsërisë atë” (G. Santayana).

Projekti është i hapur për cilindo që dëshiron ta pasurojë me fjalë dhe terma të tjera, por edhe për të rinj të talentuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrjeje kreative dhe edukative.

 

TERMINOLOGU1

TERMINOLOGU2TERMINOLOGU3TERMINOLOGU4TERMINOLOGU5