1946 / Fjalimi servil i Enver Hoxhës ndaj...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 10 June 22 Today, the Albanian Parliament approves the candidacies for the Board of the Files Authority. In the first term, the Board...
Nga Dritëro Agolli | Gazeta Telegraf, 16 dhe 17 qershor 20 Fjalimi-manifest i Dritëroit në Kongresin e 10-të të PPSH (sh. 10 qershor 1991), i cili shënoi njëkohësisht shndërrimin dhe...
Nga Pjerin Mirdita | Shkodra Web, 13 dhjetor 21 Më 10 korrik 1968 u inaugurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e...
Nga ABC News, 6 qershor 20 Një gjurmë e një rëndësie të lartë, e pa publikuar deri tani, që do hapë plagët e vjetra, ndodhet në muzeun Historik të Shkodrës....
Nga Fritz Radovani | Gazeta 55, 10 qershor 18 I vetmi muze në botë, i vetmi në shekullin 20, ishte në Shkodër 45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 24 gusht 18 Një kryengritje kundër regjimit komunist ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi...
Nga Erald Kapri | Panorama, 7 dhe 12 shtator 17 Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, 3 prej tyre ishin nga më...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 31 maj 21 Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë...
Nga Ferdinand Dervishi | ABC News, 17 qershor 20 Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor...
Publikohet raporti i vitit 1973 i sekretarit të parë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Jovan Bardhi, dërguar Komitetit Qendror, për rrahjet e vullnetarëve në sektorin e Prrenjasit.
Nga Dashnor Kaloçi, Tema
Pjesa më e madhe e të rinjve të para viteve 90-të, anëtarë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, ishin të detyruar që të merrnin pjesë në aksionet e ndryshme, anembanë vendit, nga jugu në veri, duke “iu përgjigjur thirrjes së Partisë” atje ku “i kërkonte atdheu”. Si p.sh. në hapjen e tarracave e brezoreve në Rivierën Shqiptare në plantacionet e agrumeve, në ndërtimin e hekurudhës “Rrogozhinë-Fier” apo “Elbasan-Prrenjas-Gur i Kuq”,“Milot-Shkodër”, në ndërtimin e veprave të ndryshme të pesëvjeçarëve, siç ishte Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” etj. vepra madhore të atyre viteve, ku rinia e asaj kohe dha një kontribut të jashtëzakonshëm me punën e saj.
Por në këto aksione, “rinia revolucionare” nuk derdhte vetëm djersë, kalitej, apo dashurohej, siç trumbetonte me të madhe propaganda zyrtare e asaj kohe, por kishte mjaft raste që ajo derdhte edhe grushte dhe shkelma, duke bërë sherre masive ndërmjet brigadave të aksionistëve të rretheve të ndryshme.
Mirëpo këto ngjarje që ndodhnin jo rrallë kudo nëpër aksionet e rinisë, të cilat quheshin “ngjarje të jashtëzakonshme”, siç dihet nuk bëheshin kurrë publike, por ato dokumentoheshin dhe i përcilleshin Komitetit Qendror të PPSH-së, ku i bëhej e ditur edhe për masat që ishin marrë ndaj fajtorëve.
Po kështu edhe Komiteti Qendror i PPSH-së, nëpërmjet instruktorëve të Sektorit të Edukimit, jepte dhe orientimet përkatëse, rast pas rasti, se si duhej vepruar dhe masat përkatëse që duheshin marrë për çdo ngjarje të jashtëzakonshme.
Kjo gjë veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikohet ekskluzivisht për gazetën TemA dhe që i përket vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një rrahje midis vullnetarëve të brigadave të rrethit të Shkodrës dhe asaj të Vlorës. Ngjarje e cila është dokumentuar dhe përcjellë Komitetit Qendror të PPSH-së, nga Jovan Bardhi, sekretar i parë i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë së asaj kohe.
BASHKIMI I RINISË SË PUNËS I SHQIPËRISË TIRANË 26.XII.1973
KOMITETI QENDROR
Nr. 644 Protok.
KOMITETIT QENDROR TË P.P.SH.
(Shokut Leka Shkurti)
T I R A N Ë
Më datën 23 Dhjetor në darkë, në Sektorin e Prrenjasit u zhvillua një rrahje midis disa vullnetarëve të brigadës së rrethit të Shkodrës dhe një të riut të Vlorës. Ngjarja u zhvillua si më poshtë:
I riu Dilaver Nexhip Myslimi nga Lepenica e Vlorës, duke qenë pak i pirë, grindet me të riun Nazmi Riza Hoxha nga fshati Buzë Ujë i rrethit të Shkodrës, vetëm pse ishte duke biseduar me dy vajza të Vlorës në mencë. Mbas kësaj grindje që erdhi duke u acaruar, Dilaver Myslymi e godet me grusht të riun Nazmi Hoxha dhe ky i fundit i përgjigjet duke e goditur dy herë më grusht.
Mbasi i riu Dilaver Myslymi del jashtë mencës, kundër tij sulen disa të rinj nga rrethi i Shkodrës dhe e goditin me grusht, midis të cilëve, sipas Komandantit të Vlorës që ka ndërhyrë për t’i ndarë, e ka qëlluar më shumë i riu Shefqet Ali Muça nga qyteti i Shkodrës.
Dilaver Myslymi u dërgua menjëherë në spital, ndërsa Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha u morën nën vërejtje në Degën e Punëve të Brendëshme te Librazhdit.
Gjendja shëndetësore e vullnetarit Dilaver Myslymi, tani sipas mjekëve, është e mirë. I riu Shefqet Muça u liria menjëherë nga organet e Policisë, ndërsa i riu Nazmi Hoxha, ka mendime të lirohet sot, mbasi rrahja është pa pasoja të rënda, nuk përbën sipas tyre, akt krimi.
Me porosinë tonë, shkuan në sektor sekretarët e rinisë të rretheve Shkodër dhe Vlorë si dhe shokët kryesorë të Shtabit Qendror, të cilët diskutuan me të rinjtë me të dyja organizatat bazë të B. R. (Bashkimit të Rinisë) për këtë akt të shëmtuar, për konceptet që i ushqejnë dhe rrezikshmërinë e tyre.
Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës së B.R. së brigadës së Shkodrës, u diskutua me sy kritik veprimi i të rinjve që u rrahën dhe u dënua akti i tyre, u morën përgjegjësitë që ato kanë.
Në këtë mbledhje vendosën gjithashtu të përjashtohen nga aksioni të rinjtë, Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha, si dhe të bëjnë një fletë-rrufe autokritike si brigadë. Ne orientuam që të flitet në çdo brigadë për mësimet që duhen nxjerrë nga ky akt i papëlqyer.
SEKRETARI I I-RË I K.Q. TË P.P.SH.
(Jovan Bardhi)
—
Gazeta Tema, 23 janar ’18
Titulli origjinal: FOTOT: Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e lirisë