Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20
Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit, me vendimin nr.16, datë 26.9.1987 e internoi në fshatin Arren të Kukësit. Më 15.1.1987, me propozim të punëtorit operativ Islam Guri, zëvendëskryetarit të degës Ali Turabiu dhe miratim të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Kukës, Çapajev Taçi, Havzi Nela u vu në kontroll operativ 2B si “agjent i mundshëm jugosllav”. Nuk kishte asnjë element që të mund të provonte se ishte “agjent i mundshëm”. Ndiqnin përpunimin shefi i Seksionit të Sigurimit, Bujar Hoxha dhe operativi i përmendur. “Tigri”, “Guri i mëngjesit” dhe “Lapsi i kuq” ishin përpunuesit kryesorë. Më 31.5.1987 ngrihet në përpunim aktiv 2A si “agjent i mundshëm jugosllav”, por në vendimin marrë me propozim të operativit Rafet Mediu, zëvendëskryetarit të degës Petrit Zeneli dhe me miratimin e Çapajev Taçit, nuk thuhej asnjë provë rreth “agjentit”. Të gjitha rastet e sjella janë veçse agjitacion e propagandë. përpunimin e vazhdojnë shefi i Seksionit, Rafet Mediu dhe operativi Islam Guri. Havzi Nela u largua nga vendi i internimit më 13.6.1988. Më 15.6.1988 teksa ndodhej në shtëpinë e Hazir Islamit në Brekinjë, rreth orës 5.00 shkojnë ta ndalojnë polici Sahit Ibra, kryetari i kooperativës Mehmet Islami, sekretari i partisë Hasan Çupi. Këtu plagoset polici, gjatë një veprimi që nuk përbën “vrasje me paramendim”. “Sqaroj se unë nuk kam marrë shenjë ndonjë pjesë të trupit të policit” – deklaronte Havzi Nela në hetuesi. Duke u konsideruar ky veprim si “akt terrorist”, vepra u kualifikua pas asnjë element si “vrasje me dashje”. Ekzekutimi me vdekje në litar u krye më 10.8.1988.
Grupi në Kukës që përmbylli dënimin me vdekje vendimin nr.59, datë 24.6.1988 të gjykatës:
Grupi që përmbylli vendimin nr.85, datë 16.7.1988 të gjykatës:
Presidiumi i Kuvendit Popullor (anëtarët që kanë nënshkruar më 8.8.1988): Rita Marko (nënkryetar), Sihat Tozaj (sekretar), Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rahman Hanku. Anëtarja tjetër Emine Guri me telefon ka njoftuar se ishte dakord me vendimin për të mos iu falur jeta.
Havzi Nela në hetuesi