POSTCARD FROM THE PAST

"Postcard from the past"

Pak më larg nga modeli i ekspozitave historiko – informuese, projekti “Kartolina nga e shkuara” është një ekspozitë kreative e inspiruar dhe krijuar për të satirizuar dhe reflektuar mbi të shkuarën diktatoriale në shqipëri.
Posterat e ekspozitës synojnë të sjellin në vemendjen e audiencës fenomene absurde të kohës në një menyrë tërheqese.
Ekspozita ka ardhur si reflektim i një periudhe të gjatë studimore, duke vendosur në qendër ndodhi historike dhe fenomene sociale të ndodhura gjatë 50-të viteve izolimi të Shqipërisë.
Në materialet e punuara ka pasur një përpjekje për tu vënë në dukje tema sensitive si: Sigurimi i Shtetit, bashkëpunimet me aktorët ndërkombëtarë, kriza e urisë, kulti i individit, censura, izolimi, arsimi, propaganda, manipulimi i masave etj.
Të gjitha imazhet janë të shoqëruara nga dixhitura sarkastike në anglisht dhe në gjuhen shqipe.
Posterat e ekspozitës “Kartolina nga e shkuara”, vijnë me një still inovator  dhe të përshatshëm për konsum digjital!

  • Impressum

    Ekspozita u ideua dhe u mbështet nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), puna e të cilit synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të shoqërisë shqiptare mbi regjimin diktatorial në vend dhe pasojat e tij (www.idmc.al).
    Burimet kryesore për ndërtimin e posterave të ekspozitës janë përzgjedhura nga Arkivi Qëndror Shtetëror, revista me përmbajtje propagandistike të botuara në vitet 1970-1980 si dhe nga libra shkollor.


  • Autorësia

    Posterat e kësaj ekspozite janë përgatitur nga Valbona Bezati (gazetare dhe pedagoge e PR në Universitetin e Richmond në Londër) dhe Erblin Vukaj (gazetar dhe studiues).
    Redaktore shkencorë: Dr. Jonila Godole, drejtore e IDMC dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës, studiuese e periudhës së diktaturës në Shqipëri.

  • Falënderime

    Autorët i janë falënderues Arkivit Qëndror Shtetëror për vënien në dispozicion të materialeve të ndryshme të kohës për krijimin e posterave të ekspozitës.


  • E drejta e autorit

    Ekspozita dhe paraqitja grafike e saj kanë të drejtë autorësie dhe nuk mund të përdoren pa lejen e autorëve apo IDMC. Nëse keni pyetje rreth kësaj ekspozite ju lutem kontaktoni: office@idmc.al.

  • Doni ta prezantoni këtë ekspozitë?


    Ekspozita “Postcard from the past” mund të porositet nga të interesuarit në format DIN A1 kundrejt një pagese simbolike dhe të prezantohet në  kuadër të aktiviteve edukative. Për informacione të mëtejshme ju lutem  kontaktoni: office@idmc.al.

  • Ekspozita në PDF