Unë Dëshmoj: Gjet(o) Vocaj

GJ-vocajGjet(o) Vocaj

(Ish-i burgosur politik)

Ka lindur në qytetin e Mirditës më 19 shkurt të vitit 1938. Pavarësisht se familja nga ana e nënës ishtë e internuar në Tepelenë dhe se gjyshi i tij ishte pushkatuar nga regjimi, ai arriti të kryente studimet e larta për matematikë.
Gjeto Vocaj punoi për disa vjet si mësues në Dukagjin, Shkodër dhe rrethinat e saj. Gjatë punës së tij zbuloj një talent 6 vjeçar në matematikë, ngjarje që bëri bujë. Interesi për fëmijën gjeni (Nika) shkoi deri tek diktatori Enver Hoxha, i cili në vitin 1962 e ftoi për një takim në zyrën e tij.
Pas takimit me Enver Hoxhën vihet në plan të parë biografia e tij, e cila deri në atë kohë kishte mbetur në hije. Në periudhën që Vocaj vazhdonte punën sipas udhëzimeve të diktatorit për zhvillimin e Nikës, sigurimi e ndiqte hap pas hapi.

Në vitin 1979, ai u arrestua dhe pas 6 muajsh në hetuesi, u dënua me 7 vjet burg. Akuzat e arrestimit ishin “Agjitacion dhe propagandë” dhe “Mos denoncim”. Ai i kaloj vitet e dënimit në Spaç dhe Ballsh deri sa u lirua me amnisti për shkak të tej mbushjes së burgjeve në vitin 1983.
Gjatë kohës që Gjeto Vocaj ishte në burg familja e tij internohet në fshatin Pistull dhe një vit pas lirimit të tij dhe ai internohet me 5 vjet në fshatin Karmë në një zonë pranë Komanit.
Deri në rënien e regjimit Vocaj ka punuar në ndërtim, bujqësi etj.

  • Nëntor 1962 – shkruan një artikull për gazën “Mësuesi”, me titull “Njiheni dhe ju Nikën e vogël”.
  • Dhjetor 1962- takohet me Enver Hoxhën në zyrën e tij në Tiranë, për të diskutuar mbi gjeniu 6 vjeçar
  • 1962-1973 – Gjeto Vocaj caktohet të ndjek zhvillim arsimor të Nikës
  • 1979 – arrestohet dhe denohet me 7 vjet burg politik
  • Nëntor 1982 – Lirohet me amnisti nga burgu
  • 1983-1988 – Internohët për 5 vjet në fshatin Karmë

 

VIDEO

Pjesa 1, “Si zbulova një gjeni në Dukagjin…” (4 Min)

Pjesa 2, “Takim fatal me diktatorin” (2 min)

Pjesa 3, “Arrestimi, periudha në hetuesi dhe gjykimi” (8 min)

Pjesa 4, “Dënimi në Spaç dhe Ballsh dhe internimi i familjes”

Pjesa 5, “Luftë klasash dhe në burg”