TOTALITARIZMI NË EUROPË

"Totalitarizmi në Europë":
Fashizmi - Nazizmi - Komunizmi. Një ekspozitë ndërkombëtare udhëtuese

Gjatë shekullit të XX-të, Europa, në mënyrë tragjikë, u bë vendlindja dhe territori i regjimeve totalitare më shkatërruese i bazuar në besime radikale, si komunizmi, fashizmi dhe nazizmi, të cilat shkaktuan shfarosjen apo vuajtjen e paimagjinueshme të milionave njerëzve të pafajshëm.

Kjo ekspozitë, e krijuar në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar të anëtarëve të Platformës së Ndërgjegjes dhe Kujtesës Evropiane, institucioneve dhe organizatave publike dhe joqeveritare, mes tyre dhe IDMC, që punojnë në fushën e të kuptuarit dhe pranimit të trashëgimisë totalitare në Europë, kërkon të rrisë ndërgjegjen dhe edukimin publik rreth krimeve më serioze të kryera nga diktaturat totalitare të Europës së shek. të XX-të dhe të ilustrojë ndërlidhjen e tyre historike, me qëllim përkrahjen e të drejtave bazë njerëzore dhe parandalimin e çdo lloj forme regjimi totalitar në të ardhmen.

Ekspozita është konceptuar si një album i dedikuar vendeve të cilat vuajtjen nën regjimet totalitare. Një bosht i përkohshëm imagjinar përshkon mesin e tij, aty ky faqet e librit lidhen me një fill të ashpër që përcakton kohëzgjatjen e regjimit.

Çdo faqe në libër bart një fletë me statistika rreth viktimave civile të krimeve ndërkombëtare të kryera me urdhër të udhëheqjeve të regjimeve totalitare – Holokausti dhe gjenocide të tjera, krime të luftës, vrasje në masë, dëbime dhe zhvendosje, spastrime etnike, pushkatime dhe burgosje për arsye politike, punë skllavërore etj. … Natyra e strukturave të pushteteve totalitare tregohet, aty ku është e mundur, nëpërmjet shifrave të anëtarëve të partisë totalitare dhe sigurimit. Gjithashtu, aty ku ka të dhëna, tregohet dhe numri i njerëzve që mundën të arratiseshin nga vendi. Në fund, paraqitet një përmbledhje rreth ndjekjes penale së autorëve pas rënies së secilit regjim. Fytyrat e disa nga udhëheqësve politikë kryesore dhe zyrtarëve ekzekutivë që mbajnë përgjegjësi për krimet ndërkombëtare shoqërojnë statistikat.

Ndonëse ne asnjëherë nuk mund të dimë shifrat ekzakte të viktimave të totalitarizmit në Europë, të dhënat e disponueshme paraqesin disa aspekte të rëndësishme. Së pari, regjimet totalitare praktikisht kryen të njëjta kategori të krimeve ndërkombëtare. Së dyti, ka një lidhje të qartë historike ndërmjet nazizmit dhe komunizmit dhe krimeve të tyre në Europë. 

Në Europën e lirë dhe demokratike të ditëve të sotme, është detyra jonë të ruajmë kujtesën dhe trashëgiminë e atyre që luftuan ndaj dhe shfaqën rezistencë ndaj regjimeve totalitare, atyre që u vranë dhe që u fshinë nga kujtesa, atyre që vuajtën shtypjen, përndjekjen politike dhe turpërimin nën komunizëm, fashizëm dhe nazizëm.

  • Impressum

    Kjo ekspozitë është krijuar në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar të anëtarëve të Platformës së Ndërgjegjes dhe Kujtesës Evropiane, institucioneve dhe organizatave publike dhe joqeveritare, mes tyre dhe IDMC. Ky Project u financua nga mbështetja e Komisionit Evropian.

  • Autorësia

    Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët; përmbajtja e paneleve individuale u kontribuua nga partnerët dhe nuk përfaqëson mendimet e partnerëve të projekteve të tjera. Të dhënat pasqyrojnë gjendjen e tashme të njohurive që bazohen në hulumtimin e kryer në vendet e përfaqësuara. Shpeshherë ato nuk janë të plota sepse hulumtimi rreth viktima nuk është realizuar ende ose është në punë e sipër. Në raste të tjera, të dhënat historike mungojnë ose është e vështirë të aksesohen. Gjithashtu, për shkak të llojeve të ndryshme të metodologjive të përdorura nga autorët e ndryshëm, ndonjëherë viktimat mund të mbivendosen në disa kategori.

  • Falënderime

    Partnerët e projektit dëshirojnë të falënderojnë institucionet e mëposhtme për ndihmën e tyre në sigurimin e të dhënave dhe fotografive për ekspozitën:

    Arkivat Shtetërore të Estonisë (EST), Muzeu Kombëtar i Historisë së Letonisë (LET), Muzeu Leton i Luftës (LET), Arkivat Shtetërore Qendrore të Lituanisë (LIT), Muzeu i Viktimave të Gjenocidit (LIT), Arkivi Federal (GJ), Fondacioni Memorial Sakson për Kujtesën e Viktimave të Tiranisë Politike (GJ), Arkivi i Muzeut Shtetëror i Aushvic-Birkenaut në Oświęcim (POL), Arkivi Digjital Kombëtar (POL), Spaarnestad Photo (H), Arkivi Ushtarak Qendror (Ç), Agjencia Çeke e Shtypit (Ç), Arkivi Kombëtar (Ç), Zyra e Dokumentimit dhe Hetimit të Krimeve të Komunizmit (Ç), Arkivi Kombëtar Sllovak (SLK), Muzeu Kombëtar Hungarez (HUN), Agjencia Hungareze e Lajmeve (HUN), Muzeu Kombëtar i Historisë Bashkëkohore (SLV), Instituti Slloven i Historisë Bashkëkohore (SLV), Arkivi Kombëtar Rumun (RU), Muzeu Kombëtar Ushtarak i Rumanisë (RU), AGERPRES (RU), Agjencia Telegrafike Bullgare (BU), Instituti Ukrainas i Kujtesës Kombëtare (UK), Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (SHQ), Akademia e Studimeve Albanologjike (SHQ)

     Partnerët e projektit dëshirojnë të falënderojnë Fondacioni Ndërkombëtar të Vishegradit dhe Komisionin Evropian për mbështetjen e tyre për këtë ekspozitë.

  • E drejta e autorit

    Ekspozita dhe paraqitja grafike e saj kanë të drejtë autorësie dhe nuk mund të përdoren pa lejen e autorëve apo IDMC. Nëse keni pyetje rreth kësaj ekspozite ju lutem kontaktoni: office@idmc.al.

  • Doni ta prezantoni këtë ekspozitë?


    Nëse dëshironi të ekspozoni këtë ekspozitë kontaktoni përmes email në office@idmc.al.

  • Ekspozita në PDF