1945 / Ekzekutimi i Prek Calit dhe 12 personave të tjerë

Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55 (25 mars 19) dhe Facebook (30 prill 21)

Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë ekzekutuar me të dënuar të proceseve të tjera, duke përbërë një grup prej 13 burrash. Dënimet i dha Gjykata Ushtarake e Korparmatës III komuniste. Ekzekutimi është kryer nga forcat e brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit me Petro Bullatin – komandant dhe Lako Polenën – komisar. Fleta bashkëlidhur tregon dokumentin që vërteton datën e ekzekutimit të Prek Calit dhe personave të tjerë. Emrat dalin nga një korrespondencë e Shefqet Peçit (komandant i Korparmatës së 3-të) dhe Enver Hoxhës (komandant i përgjithshëm).

Regjistri i arrestimeve dhe ekzekutimeve të qarkut Shkodër. Numri 1.137 i takon Prek Calit.

Lista e ekzekutive të datës 25 mars 1945

  1. Prek Cali, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.
  2. Ded Lulash Smaili, 70 vjeç, dënuar me vendimin nr.42, datë 3.3.1945.
  3. Dom Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç. Është dënuar me vendimin nr.30, datë 16.2.1945.
  4. Arif Selman Hyseni, 60 vjeç, ish-kryetar i këshillit Vukatanë.
  5. Ndrec Lok Loka, 60 vjeç, kryetar i këshillit Juban, dënuar me vendimin nr.39, datë 26.1.1945.
  6. Nok Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci, arratisur dhe…
  7. Luigj Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunës Bajzë, dënuar me vendimin nr.43, datë 9.3.1945.
  8. Gjok Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj.
  9. Dul Bajram Muça, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj, dënuar me vendimin nr.26, datë 10.2.1945.
  10. Tomë Lekë Duka, 47 vjeç, nga Vupalaj.
  11. Mark Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj. Janë dënuar me vendimin nr.22, datë 5.2.1945.
  12. Maliq Bajram Muço, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj, dënuar me vendimin nr.28, datë 16.2.1945.
  13. Pjetër Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush, dënuar me vendimin nr.29, datë 16.2.1945.
  14. Gjokë Nikollë Vata, 45 vjeç.

Postime të ngjashme