Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
Nga Aida Tuci.
Arkiva e Shërbimit Sekret Shqiptar gjatë kohës së sundimit komunist fsheh shumë fakte të rënda të vras-jeve, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve të mijëra familjeve shqiptare. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën nëpër burgje 9052 vetë; u burgosën si të dënuar politikë 17 900 njerëz dhe u internuan për motive politike 30 383 të tjerë. Të gjitha këto shifra vijnë të dokumentuara me foto dhe dokumente në albumin e titulluar “Terrori komunist në Shqipëri”, ideuar nga Prof. dr Luan Malltezi dhe përgatitur për botim nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Albumi u promovua dje në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë këtyre 23 viteve është shkruar dhe folur shumë për krimet e komunizmit, kanë parë dritën e botimit shumë dokumente e foto, një pjesë e të cilave janë përfshirë edhe në këtë album, por shumë të tjera rrinë ende në magazinat e mëdha të Arkivit të Ministrisë së Brendshme ku mbahen të mbyllura dosjet e komunizmit. Enver Kushit, një ndër realizuesit e këtij albumi, i është dashur të gërmojë gjatë në këta arkiva për të sjellë dokumente dhe foto që publikohen për herë të parë. Ajo që e ka tronditur më shumë janë vrasjet masive që u bënë në kufi në vitin 1990.“Janë qindra të rinj të vrarë. Fotot e vrasjeve janë vërtet tronditëse”, – rrëfen Kushi në intervistën e tij, duke dhënë dhe detaje rreth shumë zbulimeve që ai ka bërë në këtë arkiv.
Zoti Kushi, është shkruar dhe folur shumë këto 23 vjet për krimet e komunizmit dhe sigurisht që ka ende shumë për të thënë, por çfarë është e panjohur që ju e sillni në këtë album?
“Terrori komunist në Shqipëri” është drama shqiptare që zë fill nga viti 1948 deri më 1990-ën. Është konceptuar si album sepse kemi patur një lëndë të pasur falë ndihmës që na ka dhënë Arkivi i Ministrisë së Brendshme, por dhe Agim Musta, ish i persekutuar politik. Ky album ka qindra foto, por ato që botohen për herë të parë janë disa foto që kanë të bëjnë me vrasjet në kufi në vitin 1990. Në maj të këtij viti doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia, ku thuhej se arratisja, kalimi i kufirit nuk quhej tradhti ndaj atdheut, dhe se nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin. Janë vrarë dhjetëra të rinj dhe janë vrasje nga më makabret. Janë të gjitha të dokumentuara dhe me lista emërore të të vrarëve në kufi.
Ka fakte të dokumentuara që vrasjet janë bërë nga Sigurimi i Shtetit shqiptar?
Fotografitë janë marrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Në këto dosje ka informacione dhe të dhëna që vinin nga degët e kufirit në Veri dhe Jug të Shqipërisë, që nga Shkodra, Tropoja, Saranda, Korça, ku drejtues të pikave kufitare japin informacione për vrasjet që ishin bërë në kufi. Sipas këtyre të dhënave, mosha e të vrarëve në kufi ishte nga 18 vjeç-32 vjeç. Sigurimi i Shtetit edhe atëherë dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotografitë e kufomave. Janë ndoshta fotografitë më tronditëse që unë kam parë në arkiv. Këto fotot flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë në atë periudhë. Janë arratisur nga kufiri jugor dhe sidomos shumë kanë kaluar nga Mali i Zi.
Marrë me shkurtime nga http://www.voal-online.ch
Foto të tjera nga vrasjet