Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Torturat e përdorura ndaj grupit të deputetëve dhe intelektualëve në vitet 1947-1948 Procesi ndaj grupit të deputetëve dhe intelektualëve të tjerë është zhvilluar nëpërmjet një procesi të tmerrshëm torturash.
Gjatë periudhës së hetimit vdiqën nga torturat e rënda, këta të pandehur:
-Ali Begeja, ish kryebashkiak i Tiranës (procesi i parë), vdiq më 18.8.1947. Për të u shkrua se gjoja “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”.
-Stanislav Zuber (procesi i parë), për të cilin mungon data e saktë e vdekjes, pavarësisht se të dhëna të ndryshme ka.
-Ferit Hysenbegasi, jurist (procesi i dytë), 17.9.1947
-Avdul Bani (procesi i dytë), roja i Islam Radovickës
Torturat kryesore të përdorura ndaj grupeve të deputetëve dhe intelektualëve janë dëshmuar në disa burime. Njëri nga hetuesit ka dëshmuar “arsenalin” që ka njohur (shih më poshtë). Për këtë arsye procesi hetimor dhe ai gjyqësor është në masën 90-95% i pavërtetë dhe i manipuluar, efekt i torturave të mëposhtme ku më kryesorja ka qenë ajo e prerjes së mishit.
Lista e torturave
1-Jeleku (tortura më e tmerrshme, njeriu lidhet pas një huri dhe merr pamjen e një qingji që piqet në hell).
2-Kamxhiku dhe druri.
3-Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4-Korrenti elektrik deri sa i binte të fikët.
5-Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6-Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru varur deri sa t’i priten gishtat
7-Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre).
8-Kripa në gojë.
9-Shpifnim gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe u shtihej në ajër ose shpiheshin te litari.
10-Tortura morale në lidhje me familjen: do të burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të, dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato bënë gjoja sikur ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë t’i çnderuar.
11-Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.
12-Një herë Myftar Tarja (hetues-shënim) i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13-Djegia e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkool në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua.
-Gjellë me kripë e lënia pa ujë.
-Futje në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër.
-Pakësim i ushqimit gradual për të vdekur brenda 1 ose 2 vjetëve
-Lënia pa gjumë në këmbë.