Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 24 gusht 18
Një kryengritje kundër regjimit komunist ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja që njihet si e Zhapokikës për shkak të emrit të fshatit ku u zhvillua, është lëvizja më e njohur e kësaj kohe e ndodhur në jug të Shqipërisë. Zhapokika është një fshat në Tepelenë. Revolta e shpërthyer në këtë fshat ka si pikënisje pakënaqësinë e fshatarësisë së atjeshme ndaj regjimit komunist, kundër pushtetit të tij, e si mbrojtje ndaj të keqes që kishte pllakosur Shqipërinë. Fshatarët e Zhapokikës kanë protestuar kundër komunizmit pasi e kanë kuptuar se nga ai e kishin pësuar të gjithë. Shkatërrimi i bazës ekonomike në fshat, tatimet e rënda, marrja e tokës, bagëtisë etj., i kishin bërë fshatarët e zonës shumë të pakënaqur. “Ky pushtet na mori tokën, pasurinë dhe na la në të keq,” – shpreheshin të dënuarit. Xhemal Brahimi ishte një ndër të dënuarit e lëvizjes. Ai ishte aktivizuar në luftën antifashiste në radhët e Ballit Kombëtar. Ai mundi të mbante kontakte me fshatrat e Tepelenës si Zhapokika, Luftinja, Kamçishti, Salaria, Plashniku, Levani, Gllava etj. Agjitacioni që zhvillonte Xhemali me fshatarët kishte të bënte me gjendjen e keqe të tyre, se antikomunistët përkraheshin jashtë vendit, se anglo-amerikanët do ndërhynin etj.
Në përpjekjen e tij, Xhemali u mbështet me ish-xhandarin Bajram Ahmetaj, ish-funksionarin në fshat Mehmet Yzeiri, policin Salo Kalo, bujkun Sefer Yzeiri, bujkun Safet Kamberi, ish-majorin Sulo Zaimi etj. Kjo lëvizje kishte lidhje me zonat Mallakastër, Gjirokastër e Berat. Me anë të kësaj propagande ato arritën të bëjnë rreth 25 persona të armatosur. Më 20 shtator 1948 u formua çeta “Baba Shefqet”, për nder të klerikut bektashi të pushkatuar nga komunistët më 14 janar 1948. Flamuri i çetës ishte flamuri kombëtar pa yll të kuq komunist. Pjesëtarët e çetës ishin betuar se nuk do të tradhtonin. Më 28 shtator 1948 u zgjodh me votim komanda e çetës:
Çeta i caktoi si detyrë vetes të lidhje me grupet e tjera antikomuniste derisa në Shqipëri të krijohej një qeveri nacionaliste demokratike. Shumica e anëtarëve të çetës ishin nga Zhapokika e Luftinja. Çeta duke e konsideruar veten edhe si grup politik zhvilloi disa mbledhje. Të parën e bëri në vendin e quajtur Ledhi i Madh, mbledhjen e dytë në malin e Zhapokikës dhe tjetra në Kamçist. Nga ky zhvillim dhe shtrat ku ajo zhvillohej formacioni erdhi në rritje. Ndikonte për mirë këtu fakti se veprimtaria zhvillohej në zona malore dhe se regjimi nuk mund ta kuptonte se pikërisht në Tepelenë mund të kishte probleme të mëdha me rrëzimin e tij. Forcat e regjimit shkojnë të arrestojë Gani Kodhelin i ftuar më parë nga çeta për t’u bashkuar me të, por që ky nuk kishte pranuar. Në këtë moment çeta qëllon mbi policinë dhe Ganiu kësaj here i bashkohet çetës.Më 2 tetor 1948 çeta sulmoi forcat e ndjekjes pasi këta kishin ndaluar 3 antikomunistë. Forcat qeveritare u tërhoqën pas këtij sulmi të çetës. Forcat e regjimit ishin vënë tashmë në ndjekje. Pasi çau rrethimin në Plashnik e Molisht, ajo mori drejtimin e Beratit, por u godit në Gllavë më 8 tetor 1948. U vanë dy vetë nga forcat qeveritare dhe nga çeta u vranë Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso. Kjo ishte edhe goditja më e rëndë për çetën e cila pësoi goditje. Disa u dorëzuan, të tjerë u arrestuan e të tjerë akoma u arratisën. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeri qëndruan më gjatë. Bajram Ahmetaj u arrestua në janar 1949. Në vendimin e gjyqit, data e arrestimit të tij është lënë fillimisht bosh, por pastaj plotësohet data 4.1.1949. Sefer Yzeiri shprehej: “Kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit se ky pushtet na mori tokën, na mori pasurinë dhe na la në të keq. Kemi bërë tre mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht…në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi.
Regjimi kishte interes të bënte një gjykim të shpejtë e shembullor. Fillimisht u zhvillua gjyqi në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës. Një trupë gjykuese e përbërë prej Llazi Polenës, Arqile Toskës dhe Hamit Bilbilin, duke pasur pranë prokurorin Mustafa Beqo, ka dhënë vendimin nr.24, datë 14.5.1949.Në bazë të pretencë së prokurorit ata akuzoheshin se në shtator–tetor 1948 “kanë formuar bandë të armatosur për të rrëzuar pushtetin popullor,”, se kishin marrë pjesë në luftime kundër forcave të regjimit, se kishin vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Sigurimit Xhezo Makashi dhe se kishin lidhur e dashur të vrisnin dy fshatarë”.
Xhezo Makashi
Mbi bazën e një gjykimi të shpejtë, gjykata vendoste dënimet:
Për të gjithë urdhërohej vuajtja e dënimit me punë të detyruar konfiskimin e pasurisë si dhe u hiqej përkohësisht e drejta e zgjedhjes.
Procesverbali i ekzekutimit të Bajram Ahmetajt
Dënimet mbështeteshin sipas prokurorit në ligjin famëkeq nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”. Ky vendim përgjithësisht (për dënimet me heqje lirie) u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë prej Bilbil Klosit, Sotir Spiros dhe Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin Bexhet Mema, me vendimin nr.77, datë 6.7.1949. Por menjëherë pas vendimit, kryetari Bilbil Klosi i shkruan më 8.7.1949 Presidiumit të Kuvendit Popullor për çështjen e faljes ose jo të 7 të dënuarve me vdekje. Në këtë letër, Klosi shprehej se të dënuarit të dytë të procesit të Zhapokikës, mund t’i falje jeta. Kështu duhet të ketë ndodhur, pasi nuk rezulton që i dënuari i dytë të jetë pushkatuar.
Më 21.7.1949 është kryer ekzekutimi i dënimit me vdekje të të dënuarit Bajram Kamber Ahmetaj. Ai thotë: “Për toger Xhezo Makashin, dëgjova rojet e burgut të thoshin e vrau kush e vrau, u mbeti këtyre”. Bajrami kërkonte që pushteti të mos hakmerrej mbi fëmijët e tyre, që kufomën e tij mund t’ia çonin familjes etj. Në fund ai e mbyll jetën me fjalët kuptimplotë “Rroftë Shqipëria”.
Drejtuesi kryesor i lëvizjes, Xhemal Brahimi mundi të arratisej nga Shqipëria, fillimisht në Greqi e më pas në SHBA. Ai ishte shumë herë pranë kufijve të Shqipërisë pa mundur të realizojë ëndrrën, rrëzimin e regjimit komunist. Ndërsa shefi i sigurimit të Tepelenës, Xhezo Makashi (1920–1948) me vendimin nr.65, datë 2.10.1971, u shpall dëshmor.