1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20
Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor dhe iu kërkua të bashkëpunonte për të shtënë në dorë Gjon Destanishtën dhe nipin e tij. Në hetuesinë e zhvilluar (2 faqe e gjysmë) nuk ka asnjë informacion rëndues dhe as është përdorur ndonjë element ndaj dikujt tjetër, por janë përmendur persona që ishin ekzekutuar më 4.3.1946, si Atë Daniel Dajani, Atë Giovani Fausti, si dhe një emër i padëgjuar si At Roza (nuk dihet në është emër i vërtetë). Në gjuhën e shërbimeve sekrete, nuk njihen raste të raportimit apo “spiunimit” të të vdekurve.
Me t’u liruar, Camaj njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte” dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga Shqipëria më 9.8.1948 bashkë dy personat që duhej të raportonte. Në vitet 1948-1959, Sigurimi nuk ka asnjë informacion rreth tij, madje as e dinte ku ishte. Mungesa e të dhënave, shihet edhe te raportin biografik i datës 15.11.1958, në të cilin ndër të tjerash shkruhej:
“Për të gjithë aktivitetin armiqësor që kishte treguar i lartpërmenduri dhe lidhjet që ka pas me të arratisur, qe arrestuar nga ish seksioni i rrethit të Shkodrës, ku qe proceduar dhe pranuar për fajet që kishte bërë dhe pranoi të bashkëpunojë me organet e sigurimit për të na fut në dorë të arratisurin Gjon Destanishta dhe për këtë qe rekrutuar agjent në bazë materiali komprometues të tij. Mirëpo, pas sa kohëve, bie në lidhje me kriminelin e përmendur, por gjithmonë na jepte informata të rreme, d.m.th. na dezorientonte, të cilën gjë e vazhdon deri në tradhtinë e Titos. Me tradhtinë e Titos, Martin Kolë Camaj, së bashku me Gjon Destanishtën e Lazër Palin, ilegalizohet në Jugosllavi ku edhe sot gjendet atje (në fakt ishte në Itali nga viti 1956).”
Veprimtaria e Martin Camajt në vitet 1948-1959 ishte thellësisht e panjohur. Madje Sigurimi nuk dinte as ku jetonte ai.