Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20
Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë kërkesë. Nena e tij, Xhevahire Nela, i drejtohet Presidiumit më 26.2.1988. Po atë ditë kanë bërë telegram edhe “motrat, nipat dhe mbesat” e tij. Këtë telegram e ka nënshkruar Refije Vesel Seitaj. Sigurisht, asnjë telegram nuk u mor parasysh.
Telegrami i nënës
Shokut, Ramiz Alia
Presidiumi Kuvendit Popullor
Tirane
Lutem me falni jeten e djalit tim Havzi Nelaj qe eshte denuar me varje.
Nena Xhevahire Nelaj
Katundi Kollovaz
Lok. Shishtavec














