1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Kastriot Dervishi
Rrallë mund të ndodhë që një njeri të flasë përveç gjuhës amtare edhe pesë gjuhë të tjera, anglisht, greqisht, armenisht, turqisht dhe italisht. Përveç shkollimit të lartë ushtarak, ai njihej për simpati të thellë ndaj vendit kampion të demokracisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ishte Dino (Kostandin) Shani. Largimi i misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946 solli një valë të rëndë arrestimesh e goditjesh për personat që kishin pasur lidhje me këtë mision. Vizitorët e tij, ata shqiptarë që nuk kishin asnjë qëllim tjetër veç simpatisë për Amerikën, ranë pre e një barbarie të pazakontë të xhelatëve të Sigurimit. Regjimi komunist tregoi burracakëri të ulët me ta teksa i masakroi, i mbajti në hetuesi, i ekzekutoi apo i burgosi gjatë. Nuk mjaftonte kjo, por bashkë me të për të krijuar idenë e një grupi, hynë edhe persona me të cilët ai bënte vetëm pazaret, blinte mishin, qepët, apo rrushin për konsum.
Më 8.10.1946, Dino Shani merret në pyetje në Drejtorinë e Burgut Ushtarak në Tiranë. Ai prezantohej se kishte lindur në Stamboll, ishte 36 vjeç, i martuar, me arsim të plotësuar. Kishte nisur të studionte në shkollën fillore amerikane (mbaruar më 1929), tekniken në Tiranë dhe arsimin e lartë, ushtaraken në Itali. Në kohën e Zogut, Dino Shani kishte qenë toger në ushtri, në vitin 1937 ishte arratisur për çështje personale. Pas një qëndrimi 13 muaj në Itali e 8 muaj në Greqi, vjen në Shqipëri më 15.3.1939 duke u përfshirë sërish në radhët e ushtrisë shqiptare. Kishte ndikuar në këtë mes fakti se babai i Dinos, Mihali, ishte rrobaqepës personal i Mbretit Zog. Me ardhjen e regjimit fashist, Dino kishte qëndruar oficer deri më 15.9.1939, kohë kur u nxor në lirim “për arsye shëndetësore”. Në dhjetor 1940 deri në mars 1944 punoi nëpunës në Bankën Kombëtare. Deri këtu jeta e Dino Shanit shkon normalisht. Si proamerikan, ai ishte thjesht një vizitor i misionit amerikan në Shqipëri. Pjesët e tjera të hetuesisë nuk janë të botueshme pasi Dino i ka hedhur poshtë gjatë gjykimit si të pavërteta. Më 31.10.1946 është marrja e tij e fundit në pyetje. Më pas do vijojë një heshtje e gjatë, një izolim i papërfytyrueshëm.
Procesverbal për Dino Shanin
Vetëm më 31.3.1948, Prokuroria Ushtarake e Tiranës do të dërgonte në Gjykatën Ushtarake të Garnizonit aktakuzat për të pandehurit shokë të Dino Shanit.
Gjykata Ushtarake e Tiranës, në drejtimin e kapiten I Abdyl Hakiu (kryetar), kapiten II Shaban Rezha dhe aspirant Thanas Hima, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakanin, filloi gjykimin kundër një grupi që ishin mbajtur gati 2 vjet në hetuesi:
“Është e nevojshme që t’ju vë në dukje jetën personale të të akuzuarit Dino Shani” niste aktakuzën e tij prokurori i çështjes. E kaluara normale e Dino Shanit merret në analizë sikur brenda saj janë veprimtari shumta agjenturore. Kjo nga vitet e karrierës së tij ushtarake, në të cilat ishin përzierë edhe çështje personale e deri te nëntori i vitit 1941, koha kur misioni ushtarak amerikan u vendos në Tiranë, ku ishte takuar me Nick Cooky dhe Njohne Okof.
“Më dhjetor 1944, Dino Shani shpie peshqeshin e parë në mision, një tortë me rastin e pashkëve dhe për këtë i jepet si kundradhuratë një peshqesh 1 000 franga dhe një pako me cigare” – akuzonte për spiunazh prokurori. Dino kishte shërbyer si “informator i paorganizuar” – thoshte prokurori. Pjesën më të madhe në aktakuzë e zë Dino Shani, ndërsa tjerët akuzohen se ishin paguar prej tij për të dhënë informata.
Me vendimin nr.221, datë 7.4.1948 gjykata dha dënimet si më poshtë:
Dino (Kostandin) Shani
Mban datën 10.4.1948.
“Nuk kam pasur asnjë dijeni për organizatën e Sami Qeribashit” – shkruante Dino në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë Ushtarake, në të cilën vijonte të mohonte se kishte shërbyer si informator i amerikanëve. “Nuk kam asnjë pasuri, jam martuar dhe kam jetuar duke punuar” – pohonte Dino.
Me vendimin nr.181, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë, e përbërë prej major Niko Cetës, kapiten I Nexhat Hysenit dhe kapiten II Mustafa Iljazit, duke pasur pranë prokurorin kapiten I Nevzat Hazdenari ndryshoi vendimet për Telemak Dilon duke e dënuar me 7 vjet burg dhe për Shyqyri Kodrën e Misto Vardhamin në 5 vjet kohë. Vendimet e tjera i la në fuqi duke marrë formë të prerë.
Më 27.4.1948 është kryer ekzekutimi i Dino Shanit. Në prani të komandantit të burgut, nëntoger Adem Skëndajt, të deleguarit të Sigurimit toger Maqo Pecani dhe prokurorit ushtarak kapiten Petrit Hakanit.
—
Gazeta 55, 27 prill ’18