Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 13 gusht 20
Çdo komb do ta kishte privilegj të kishte në gjirin e tij një grua si Musine Kokalari (1917-1983). Një shtet akoma më tepër. Jo vetëm për të qenë faktor emancipimi që do të ishte njëra anë, por për të mbajtur afër e për ta pasur shembull si shkrimtare apo folkloriste, si njëra nga më të përkushtuarat ndaj vendit të saj. Por në Shqipëri, Musineja vetëm vuajti. U burgos dhe u la në vetmi deri sa vdiq nga një sëmundje e rëndë. Në dokumentet e regjimit, emri i saj shkruhet keq në format: Mysine, Mysyne, Misine. Në dosjen e përpunimit mbi kapak shkruhet “Misine”.
Skeda e përndjekjes në Musine Kokalarit
- Më 13–28 nëntor 1944 mbahet e arrestuar në Tiranë.
- Përndiqet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Bashkëpunëtorja që përpunonte Musinenë në vitet 1945-1946 ishte “Shkrimtarja”.
- Arrestohet më 23.1.1946. Në hetuesi pyetet nga Gjon Banushi.
- Me vendimin nr.5, datë 2.7.1946, të Gjykatës së Lartë Ushtarake dënohet me 20 vjet burgim dhe me konfiskimin e pasurisë.
- Më 25.10.1955 vihet në përpunim aktiv 2A në burg “për shkak të aktivitetit antipopullor me prirje balliste”. Bashkëpunëtoret që përpunonin Musinenë gjatë kohës së burgimit: “Bamja e pjekur”, “Sorkadhja”, “Lule zambaku”. Në burg punon si rrobaqepëse dhe në bujqësi.
- Me vendimin nr.53, datë 30.8.1961 të Komisionit të Internim Dëbimeve internohet nga Tirana në Rrëshen.
- Më 8.10.1961 lirohet nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit.
- Më 10.12.1961 vihet në përpunim aktiv 2A në Rrëshen.
- Më 10.8.1962 ulet në kontroll operativ 2B, pasi nuk ishte konstatuar asnjë veprimtari kundër pushtetit.
- Në dhjetor 1967 vizitoi Tiranën.
- Punoi në ndërmarrjen e ndërtimit Rrëshen deri në vitin 1972, kohë kur doli në pensioni me 185 lekë në muaj.
- Më 8.6.1978, nga kontrolli operativ 2B ngrihet në përpunim aktiv 2A si “agjente e zbulimit italian”.
- Më 16.12.1980, konstaton një gjëndër të ngurtësuar kanceri, e cila edhe do t’i merrte jetën.
- Më 18.12.1981, ulet në kontroll operativ 2B.
- Vdes në Rrëshen më 14.8.1983.
Operativët që kanë drejtuar përpunimin (përndjekjen) e Musine Kokalarit
- Qemal Balluku: 1945-1946
- Hysen Haxhiu: 1955-1956
- B.Kusho (?):1961-1962
- Llesh Zogu: 1961-1962
- Refat Noku: 1965
- Llesh Zogu: 1962-1966
- Refat Mena: 1966-1971
- Mëno Dedaj: 1971-1973
- Zeqir Osmani: 1973-1974
- Nazmi Kraja: 1974-1977
- Rasim Mera: 1977-1982
- Ylli Tabaku: 1982
- Petraq Peri: 1982-1983
Bashkëpunëtorët që janë drejtuar te Musine Kokalari
- “Shkëdija”
- “Zambuta”
- “Njizambutka”
- “Besa”
- “Munella”
- “Piktori”
- “Besniku”
- “Lisi”
- “Pllumbi”
- “Mali”













