Atë Anton Harapi, përvjetori i pushkatimit nga komunistët

Nga Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës | Facebook, 20 shkurt 21

Më 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan, filozof e teolog i jashtëzakonshëm, misionar i madh i fesë dhe i idealeve kombëtare, në përvjetorin e vrasjes së tij nga diktatura komuniste më 20 shkurt 1946. Bashkë me të, në të njëjtën ditë, u ekzekutuan Lef Nosi, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar, i cili njihej gjithashtu si babai i filatelisë shqiptare dhe Maliq bej Bushati, ish-Ministër i Punëve të Brendshme në 1939–1941 dhe kryeministër në 1943. Ishin personalitete me interesa të gjëra kulturore dhe kombëtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në momentet historike më delikate të Shqipërisë.

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës Speciale në Tiranë, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq bej Bushati u shpallën “kriminelë lufte, armiq të popullit dhe sabotatorë të pushtetit”. Gjyqi u zhvillua në Teatrin Kombëtar në Tiranë, ku kryetar i gjykatës ishte Irakli Bozo dhe prokuror Misto Treska.

Dëshmia e stenografit R. Agaj

Gjyqi e Fjalet e Fundit t’Pader Anton Harapit.

Pader Anton Harapi u gjykue me nji Gjyqe Specjal,bashke me Lfe Nossin dhe Maliq Bushatin.Gjyqi u zhvillue,me akuzat e zakonshme,me pergjegje t’shkurtuna nga ana e t’akuzuemve,si q’e kan zakon Komunistat,mos me i lane t’bajne apologjine e tyne,fajtoret;pse gjyqi tyne ishte vetem nji banke propagande dhe asnji rast nuk i u jepej t’akuzuemve qe te bajne mbrojtjen e vet si duhet dhe jo ma te flasin t’kunderten.

Ma teper,se gjyqin te cillin mundt t’a keni pa n’ndonji gazete,ka randesi fjala e fundit;t’cillen une si stenograf e kam marre tansisht,ndersa populli perjashta mund t’ndigionte,pse altoparlantet mu n’at çastu prene.

Un ishem n’nji tavoline per-krah Tribunes t’Gjyqit si stenograf,bashke me Gjush Benussin nga Shkodra,stenograf i vjeter i Parlamentit.

Ishte dhane pretenca e Prokurorit dhe pas zakonit t’tyne,Kryetari i Gjyqit i thirri te pandehunit me thane fjalen e fundit.

Lef Nossi dhe Maliq Bushati,thane nga pak fjale,duke kerkue me u shfajsue e si duket,do t’kene pase premtime t’rrena mshire,per te mos ba skandal ne Gjyqe,nga sa u kuptue nga qendrimi i tyne.Por edhe n’kto momenta extreme,publiku thjeshtesisht komunist qe ishte n’Kinema Kosova dhe shumica gra te veshuna ne t’zij,bertiteshin e i perplaseshin kambet per toke kundra t’akuzuemve,aq sa nuk kje e mundur te merrshim vesht fjalet e tyne.

Pasataj erdhi rendi i Pader Antonit,kure Kryetari thirri emnin e tij;aj i qete,me fustanin e giate i ngjeshun me litare e me sandalle t’thjeshta,u paraqit perpara mikrofonit me hap dinjitoz e foli kshtu : ( ne kohen kure Pader Antoni u paraqit dhe deri sa mbaroj fjalen e tij,asnji pershpritje nuk u ndigiu nga Komunistat fanatike qe mbusheshin sallen,po njata komunista qi pak ma perpara e kishin shndrrue sallen ne nji pazare plot me zhurme)

“ Zoti Kryetare;Ju falem nderes qi po m’epni rasen me thane fjalen t’eme te fundit n’kohen kure shpata e Damoklit mvaret mbi krye dhe mbi jeten e Pader Anton Harapit. Qe pra fjala e jeme e fundit.Nuk shembet Shqypnija pse gjykohet me vdeke Pater Anton Harapi,kshtu m’a merr mendja se nuk prishet Shqypnija po mos t’gjykohet me vdekje Pater Anton Harapi.Ka dyzet vjet qi po mundohena per ket Shqypni,per me ja cue nalt nderen,me i mbrojte t’drejtat e saja t’shejte, dhe une i ngrejta nalt giuhen dhe letersine e saje.N’rrugen t’one kena has keqbasa e ngatrestare,por nuk i kena vu as n’plump as ne konop,por kena pase tollerance Zotni Kryetare.Nji t’qindten,nji t’mijten e asaje tollerance,per nji grime sherbim qi i kena ba ksaje Shqypnij.

Un u futa n’gojen e atyne ujqve t’terbuem si q’ishin Hausdingu dhe Fitztumi por jam i lumtun qi preje çapojve t’tyne kam shpetue me mija jetash shqyptaresh.

Une bana nji mbarri,tue dijte se bajna nji mbarri,po une kujtoj se ka pas shum pak Pader Antona ne at kohe,qi bajshin nji mbarri t’tille.

Franca e gjytetnueme dhe liberale gjykon e fale Petainin dhe nuk u gjet kush n’boten me ja gjete per mbarri,por per trimni dhe bujari e njashtu besoj se edhe Shqypnija nuk do t’gjindet keq po t’falte jeten t’eme.Kam punue gjithmone per Atdhe e as per familje as gjini dhe gjithmone zdathe e i ngjeshun me litare.

Pra ktu po persris ate qi thashe edhe kohen e Gjermanve:

“ Rronfet Shqypnija edhe pa Pader Anton Harapin.”

Kto fjale qi kam rreshtue ma nalt,jane pjesa ma essencjale qi m’ka ngele ner mend,pas kaq kohesh e vujtjesh.
Ja tregimi i nji Partizanit nga Dibra qi i kishte kallxue Osman Bishqemit i biri i Tasim Bishqemit,se si u exekutuene Paderi me shoke.

 

Ja fajet e Partizanit Dibrane n’ngjarjen e asaje nate 26 Fruer 1946 :

N’oren 6 t’mbramjes,nji Kamjonçin me 8 Polic t’Mbrojtjes te kryesuem nga nji Kapiten i Sigurimit nga Elbasani,u paraqit n’Burgun e Ri dhe urdheroj te bine para nesh Pader Anton Harapin,Maliq Bushatin dhe Lef Nossin.I pruene dhe ishin t’qete dhe t’zverdhun ne ftyre.Kure u nisem binte nji shi i hole e i bute.

Pateri duert perpjete ne lutje dhe pas pak tha: Hallalle ja u kam ba gjakun o djelm t’mij,pse ju jeni t’pa fajshem,por kujtohuni nji dite se do te pendobeni per kto gjana te shemtueta qi po i bani Atdheut.

Ju jeni t’pa fajshem tha dhe vazhdoj lutjet e tija.T’gjith t’tjeret heshteshin.Kure mberrime n’fundin e Vorrezeve te Bamit i vendosme cillindo perpara njaj grope te pregaditune ma para.N’at kohe mbrini me nji veture luksoze Majori Misto Treska,prokurori i Gjyqit dhe u thote,ne se a kan ndonji dishire t’fundit per me e parashtrue. Asnjeni nuk i u pergjegj.At here Kapiten Misto Treska i tha Kapitenit (emnin nuk ja mbaj ner mend) qi t’i pushkatojne nji nga nji,per t’i torturue edhe ne minuten e fundit.Kapiteni me shum burrni ju pergjegj : Dnimin me vdekje ishte detyra e juej,tani exekutimi asht detyre e ime dhe ti nuk mundesh te me nderhyjshe ne detyren t’ime.

Atë Anton Harapi

Atë Anton Harapi

Lef Nossi n’at cas i bertet Misto Treskes: Ja Misto Treska,une jam burre dhe jo ashtu si kujton ti dhe do t’futem n’grope i gjalle,per mos me t’dhane sodisfakcjon qi t’m’rrembejshper kambesh.Un jam patrijot dhe vdes per Shqypni dhe u holl n’grope i gjalle.Pastaj Maliq Bushati hoqi nga trupi nji pallto t’madhe te zeze dhe ja hodhi partizanve duke u thane: Mundet t’u lypset dhe asht gjynah t’prishet.

Pateri rrinte me duer perpjete ne lutje te vazhdueshme.

Kure u dha sheja e zjarmit,te gjith shtime me nji heri krejt karikatoret qi kishim. Po per çudij,Padreja,jo vetem mue,por te gjithve,na u transformue n’nji njeri i Madh i veshun me t’Bardha,per sa kohe neve shtijshim dhe kjo gja na shtini tmerin.Kure mbarueme s’shtijmit qe t’tre ishin ra,vetem Maliqit nuk kish dhane shpirte dhe vete Kapidani e dy ushtare shtime shum plumba deri sa dha shpirte.

Dukja e trupit t’Bardhe e Pader Anton Harapit,kje nji pershtypje qi nuk do t’m’hiqet kurre dhe kam ndij edhe shum polic t’tjere t’bajne fjale per ket mbrekulli.

E shkrueme dhe e nenshkrueme nga R.Agaj.

Rikopjue nga origjinali besnikisht nga Alex L.Marashi.

Buffalo me 10 Prille 1963 U.S.A.

Postime të ngjashme