Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Për albanologun Robert Elsie, një pjesë e mirë e historisë së Shqipërisë nuk njihet ende. Vakuumi i krijuar, sipas gjuhëtarit mund të mbushet përmes dokumentimit të historisë verbale, siç u shpreh ai në konferencën e mbajtur për këtë qëllim, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
“Historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt, jo nga shqiptarët, të cilët kanë mbetur memecë në fakt. Nuk ka shumë burime, ndërkohë që ka shumë pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk njihen fare. Dhe ajo që mungon, mbase mund të plotësohet nga historia gojore”, thotë albanologu Robert Elsie.
Pjesa e munguar e historisë sonë mund të plotësohet kryesisht nga historia gojore, ajo që flitet, kontribues të së cilës mund të jenë edhe gazetarët, përmes intervistave që ata realizojnë me njerëz të ndryshëm. Por, në shumë raste, kjo gjë mund të arrihet nga vet familjet, të cilat duhet të tregojnë interes të shkruajnë historinë e tyre, si në rastin e historisë çame.
“Çamët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ende edhe sot ka njerëz që janë gjallë, që i kanë përjetuar ato gjëra kur ishin të vegjël. Ata tani janë pleq, por fëmijët e tyre a nuk mund të pyesin dhe të interesohen se çfarë ka ndodhur? Duhet ta kemi të qartë, sepse nuk dimë shumë. Historia e Çamërisë është shkruar nga grekët”, tha më tej albanologu Elsie.
Dokumentimi i historisë, për hartuesin e dhjetëra librave historikë për Shqipërinë, bart vlera të mëdha në ruajtjet e dialekteve, duke parandaluar zhdukjen e tyre.
Burimi: Top Channel
Titulli i shkrimit në origjinal: “Vakuum në historinë e Shqipërisë, Robert Elsie: Të mbushet nga historia e folur”