Dokumenti / Mitrush Kuteli, zbulohet dënimi absurd: Ka...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Dr. Agron Tufa | Koha Islame, 6 gusht 15 1. Në këto dy dekada pas rënies së komunizmit, ka pasur herë pas herë përpjekje për të fajësuar hierarkët myslimanë...
Nga Uran Butka | Radi and Radi, 27 korrik 20 Baba Kamber Prishta u lind në vitin 1873, në fshatin Pagri të Përmetit. Paraardhësit e baba Kamberit kanë ardhur nga...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55 (25 mars 19) dhe Facebook (30 prill 21) Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë...
Nga Vasfi Baruti | Panorama (27 janar 22) dhe Alb-Spirit (11 shtator 20) Plumba për dashurinë! Ka qenë ky verdikti i gjyqit partizan të Brigadës së Pestë në ditët e...
Nga Uran Butka | BalkanWeb, 16 shkurt 16 Një nga masakrat më të shëmtuara të Mehmet Shehut dhe të Dushan Mugoshës ishte ajo e Martaneshit, më 5 mars 1944. Brigada...
Nga Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës | Facebook, 20 shkurt 21 Më 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan, filozof e teolog i jashtëzakonshëm, misionar i madh i fesë dhe...
By Jonila Godole* | Albanian Daily News, 16 November 21 The question remains what has the Albanian society learned about the repressive apparatus and the mechanisms with which the Security...
Nga Jonila Godole* | Panorama, 15 nëntor 21 Kur u miratua Ligji për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (shkurt: Ligji i Dosjeve) më 2015, që parashikonte edhe ngritjen...
Nga Jonila Godole | Panorama, 3 gusht 21 Në vitin 1946 filozofi Karl Jaspers botoi një ese me titull “Çështja e fajit” (Die Schuldfrage), në të cilën përmblodhi mendimet e...
Nga Agim Musta.
Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit ordinerë, në fillim të vitit 1968. Kampi ishte ndërtuar në një gropë, në një shpat mali të zhveshur, rrethuar nga të gjitha anët me male, ku shikohej vetëm një kupë qielli. Fillimisht, si kapanone fjetjeje shërbenin disa baraka të vjetra të ndërmarrjes së gjeologjisë, ndërtuar në vitin 1953.
Të burgosurit e parë politikë, që u dërguan për të punuar në galerat e Spaçit, në maj të vitit 1968, për të nxjerrë nga thellësitë e tokës bakër dhe pirit, ishin nga kampi-burg i Elbasanit, që punuan dhe ndërtuan fabrikën e çimentos. Ata u pritën me thirrje në kor: “ja u bëmë varrin! Ja u bëmë varrin!”, nga të burgosurit ordinerë, që vazhdonin të rrethonin kampin e punës me tel me gjemba dhe vendroje.
Sigurisht, atyre mjeranëve ua kishin mësuar parullën oficerët e Sigurimit, dikasteri i të cilëve e kishte projektuar Spaçin si “varri i armiqve të Partisë dhe popullit”. Të burgosurit, që në fillim ishin 600 veta, punonin me tre turne, me mjete primitive dhe pa asnjë masë të sigurimit teknik. Për gjashtë muaj të vitit, atje zotëronte bora dhe akulli. Temperatura në dimër zbriste deri në minus 15 gradë. Në acarin e dimrit, të burgosurit që nuk realizonin normën, i lidhnin nëpër shtylla me kavo çeliku, duke i mbuluar me borë dhe akull, gjersa humbisnin ndjenjat. Kushtet higjeno-sanitare në kampin e Spaçit ishin të vajtueshme.
Të burgosurit, që kundërshtonin urdhrat e gardianëve, rriheshin barbarisht. Një torturë tjetër që ushtrohej mbi të burgosurit e Spaçit, për çdo ditë, ishte qëndrimi në këmbë me orë të tëra, me pretekst numërimi. Kështu orari i punës arrinte nga 8 në 10-11 orë në ditë. Kur iu drejtoheshin të burgosurve, gardianët dhe oficerët e kampit e kishin në majë të gjuhës thënien: “Nga Spaçi s’keni për të dalë as të gjallë, as të vdekur.” (Kufomat e të burgosurve që vdisnin pa mbaruar dënimin nuk u jepeshin familjarëve.)
Birucat e kampit ishin gjithmonë plot me të dënuar për shkaqe nga më absurdet. Ata mbaheshin atje deri në një muaj me bukë thatë dhe vetëm një batanije. Para se të ndodhte revolta e 21 majit 1973, të burgosurit e Spaçit i ishin drejtuar shumë herë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të larta të partisë-shtet, për ndalimin e dhunës pa shkak, që ushtrohej mbi ta. Kërkesat e tyre binin në vesh të shurdhër dge dhuna vazhdonte të ushtrohej si më parë.
Fillimi i revoltës së Spaçit nisi pikërisht me shpërthimin e birucave nga i burgosuri Hulusi Pashollari. Ai liroi 12 të burgosur, që vuanin dënimin pa asnjë shkak serioz, më 21 maj 1973. Atje filloi dhe përleshja me rojet e brendshme të kampit, të cilët u zmbrapsën par turmës së revoltuar të të dënuarve dhe dolën jashtë kampit. Revolta shpërtheu si vullkan. Ajo ishte kulmi i protestës për marrjen nëpër këmbë të dinjitetit njerëzor. Puna e detyruar skllavëruese dhe dhuna e përditshme që ushtrohej mbi të dënuarit, e kishin çuar në kockë thikën e diktaturës së proletariatit. Nuk durohej më. Edhe frikacakët u bënë trima dhe u vërsulën në ballë të turmës së revoltuar. Më mirë një vdekje e menjëhershme, sesa një torturë e pafund. Në kamp gjëmuan thirrjet:
Rroftë liria! Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura!
Në mesin e kampit u ngrit flamuri kombëtar, pa yllin komunist. Byroja Politike, e zënë në befasi, urdhëroi shtypjen e saj me çdo kusht. Pas dy ditësh, më 23 maj 1973, qindra forca speciale u vërsulën si të tërbuar brenda kampit duke rrahur mizorisht të burgosurit e rraskapitur. U riarrestuan 115 vetë, katër prej të cilëve: Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, i dënuan me vdekje dhe i ekzekutuan brenda pak ditëve; 111 të burgosurit e tjerë u dërguan në hetuesinë qendrore në Tiranë, ku iu nënshtruan torturave nga më mizoret. Ata u nxorën në një gjyq të inskenuar në Rrëshen dhe u dënuan në total me 1700 vjet burg.
Ky ishte fundi fatal i revoltës së Spaçit, revolta më e madhe në historinë e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Sipas hulumtimeve të bëra, revolta be Spaçit është më e madhja në të gjithë vendet ish-socialiste të Evropës Lindore, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, për kampet e burgjet e të cilit nuk kemi të dhëna të sakta.
Burimi: Agim Musta, “Burgu i Spaçit dhe revolta e 21 majit 1973”, Standard, 21/5/2013