Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
Nga Alma Mile
Kush mund ta thoshte diçka të tillë. Si mund të jetë jeta “mollë e ndaluar”, kur ajo të është dhënë?! Por ja që kështu ka qenë për jo pak shqiptarë gjatë viteve të diktaturës. Për jo vetëm ata mijëra të burgosur, qindra mijëra të internuar, por për të gjithë shqiptarët, që për 45 vjet përjetuan një prej izolimeve më të egra që ka njohur historia. Shprehja e mësipërme ka dalë nga goja e një prej të mbijetuarve të ferrit komunist. Është një nga shumë të intervistuarit, në kuadrin e projektit “Përkujtojmë, për të shëruar dhe parandaluar”, i zbatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe qeverisë së Italisë. Ky projekt ka për qëllim të mbledhë dëshmitë gojore të të mbijetuarve, ish-të dënuar e ish-të internuar, për të plotësuar në këtë mënyrë gjithë panoramën e përndjekjes së ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste; për të kuptuar mekanizmin e dhunës dhe të përhapjes së frikës. Që ky projekt të mos mbetej vetëm në letra, por të mund të prekte çdo shqiptar, u mendua që copëza eksperiencash, përjetimesh, të përcilleshin përmes një instalacioni artistik.
Nën titullin “Edhe muret kanë veshë”, në datën 8 maj, në 6 qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë, Gjirokastër u projektuan në fasadat e monumenteve të kulturës apo institucioneve të rëndësishme shprehje të qëmtuara nga intervistat, veprat e ish-të persekutuarve, dorëshkrime, dokumentime, arkiva personale. Fasada e Korpusit të Universitetit, e Muzeut Historik Kombëtar, e kalasë së Gjirokastrës, e ndërtesave karakteristike të Beratit, e pedonales së Shkodrës, kalasë së Tepelenës, Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës etj., u ndriçuan në të njëjtin moment. Ishte ora 20:00 e datës 8 maj deri në të gdhirë të 9 majit. Jo rastësisht u zgjodhën këto ditë. Në Ditën e Europës, Shqipëria ofronte një mesazh të mbushur me dhimbje, por edhe me paqe. Një mesazh pranimi dhe njohjeje e një plage të pambyllur për 45 vjet në Shqipëri.
Në muret e këtyre ndërtesave u projektuan thënie të At Zef Pllumit, Elena Gjikës, Uran Kostrecit, Sami Repishtit, Ylber Merdanit etj. Mjaftojnë ato pak fjalë për të kuptuar atë çfarë këta njerëz kishin përjetuar për vite me radhë: “Ne trajtoheshim sikur nuk ishim pjesë e kombit; lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!”; “Isha në moshën kur fillohet të dilet në jetë, por ‘dielli’ që e prodhonte dritën po më perëndonte”; “Ishte dita e parë e kalvarit të gjatë të vuajtjeve të mia”; “Origjina ime, vetë shkollimi im, biografia ime, për ata ishte një përbindësh i vërtetë”; “Ç’faj kishin prindërit tanë për dëmin që po i sillnim ne shtetit, fëmijët e tyre?!”; “Sigurimi i Shtetit qëndronte mbi gjithçka. Ai bënte edhe shiun, edhe diellin në Shqipëri”; “Njerëzit duhej të jetonin me ankthin e një pasigurie të plotë”; “Ky ankth krijohej me vrasje, uri, dëbime, me libra, art e kulturë të kufizuar, me izolim nga bota…”; “…Gënjeshtra, bunkerë dhe sidomos, me humbjen e besimit te njëri-tjetri”; “‘Fajet’ tona ishin prodhime të fantazisë së tyre të sëmurë”…
Këto dhe shumë të tjera ndriçuan natën. Ndonëse të thëna nga njerëz të ndryshëm, të gjitha së bashku ato tregojnë një histori. Është historia e Shqipërisë. Organizatorët nuk menduan të zhvillonin ceremoni të sforcuara. E lanë gjithçka të rridhte. Kishte nga ata që ndalonin të lexonin se çfarë shkruhej, të tjerë kalonin atypari indiferentë. Dukej sikur ato thënie kishin qenë pjesë e qytetit kaherë, ashtu si kujtimet që ruajnë të gjithë të mbijetuarit dhe familjet e tyre, për dekada. Heshtja ishte zgjedhur si mënyra më e mirë për të folur.
Instalacioni u realizua nga artistja Alketa Xhafa-Mripa, e cila pasi komunikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë me personazhet e historive, qëmtoi shprehjet më pikante. Sipas organizatorëve, platforma e komunikimit “Edhe muret kanë veshë” kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi krimet e së shkuarës komuniste e të inkurajojë dialog me universitetet, akademikët, komunitetet lokale, të mbijetuarit e krimeve të diktaturës komuniste, mediet dhe publikun e gjerë. Dhe ndoshta një efekt ky instalacion e ka pasur. Ndërsa muret ishin veshur me germa blu, disa të rinj u pyetën mbi diktaturën komuniste, dhe ajo që ata dinin ishte tepër e përciptë. Fatkeqësisht, informacioni që brezi i ri, të lindurit e pas-viteve ’90, është jashtëzakonisht i mangët, madje jo rrallëherë, edhe i shtrembëruar mbi përmasat dhe fytyrën e vërtetë të diktaturës komuniste. Dhe projektimi i këtyre thënieve, mundet të ketë shërbyer si një nxitje për të kërkuar dhe mësuar më shumë.
Instalacioni artistik ishte ana e dukshme e projektit. Ajo çka është më e rëndësishme dhe që do të mbetet e dokumentuar është përmbledhja e historive personale të të mbijetuarve të krimeve të diktaturës ose të familjeve të tyre. Po ashtu, mësohet se “pasqyrimi i këtyre dëshmive do të bëhet edhe në një faqe interneti me të njëjtin emër; dëshmitë gojore do të filmohen në dokumentar, në mënyrë që njerëzit ta ndjekin rrugëtimin e këtij produkti artistik, t’i shohin fytyrat dhe t’i dëgjojnë historitë e shqiptarëve që qëndruan me dinjitet. Këto histori krijojnë një databazë të rrëfimeve gojore, që do të pasurohet në vijim dhe i shtohen arkivit të Autoritetit”.
—
Panorama, 17 maj ’18