Dokumenti / Mitrush Kuteli, zbulohet dënimi absurd: Ka...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Dr. Agron Tufa | Koha Islame, 6 gusht 15 1. Në këto dy dekada pas rënies së komunizmit, ka pasur herë pas herë përpjekje për të fajësuar hierarkët myslimanë...
Nga Uran Butka | Radi and Radi, 27 korrik 20 Baba Kamber Prishta u lind në vitin 1873, në fshatin Pagri të Përmetit. Paraardhësit e baba Kamberit kanë ardhur nga...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55 (25 mars 19) dhe Facebook (30 prill 21) Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë...
Nga Vasfi Baruti | Panorama (27 janar 22) dhe Alb-Spirit (11 shtator 20) Plumba për dashurinë! Ka qenë ky verdikti i gjyqit partizan të Brigadës së Pestë në ditët e...
Nga Uran Butka | BalkanWeb, 16 shkurt 16 Një nga masakrat më të shëmtuara të Mehmet Shehut dhe të Dushan Mugoshës ishte ajo e Martaneshit, më 5 mars 1944. Brigada...
Nga Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës | Facebook, 20 shkurt 21 Më 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan, filozof e teolog i jashtëzakonshëm, misionar i madh i fesë dhe...
By Jonila Godole* | Albanian Daily News, 16 November 21 The question remains what has the Albanian society learned about the repressive apparatus and the mechanisms with which the Security...
Nga Jonila Godole* | Panorama, 15 nëntor 21 Kur u miratua Ligji për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (shkurt: Ligji i Dosjeve) më 2015, që parashikonte edhe ngritjen...
Nga Jonila Godole | Panorama, 3 gusht 21 Në vitin 1946 filozofi Karl Jaspers botoi një ese me titull “Çështja e fajit” (Die Schuldfrage), në të cilën përmblodhi mendimet e...
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) promovoi më 23 shkurt 2019, “Manualin mbi historinë gojore“. Manuali i punuar nga Jonila Godole, Edlira Agolli dhe studiuesja amerikane Kailey Rocker paraqet ide dhe praktika të intervistimit, trajtimit të rasteve dhe shqyrtimit të historive gojore, për mësuesit, nxënësit dhe studiuesit e rinj. Ky botim vjen në vazhdimësinë e botimeve dhe aktiviteteve që IDMC ka bërë për t’iu ardhur në ndihmë formimit të të rinjve nëpër shkolla dhe ishte pjesë e ditës së katërt të “Ditëve të Kujtesës“.
“Manuali mbi historinë gojore” u prezantua ditën e shtunë në një sallë të tejmbushur me nxënës dhe të rinj në Tiranë. Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole, njëherësh një nga autoret e botimit, vlerësoi interesin në rritje të nxënësve dhe studiuesve për të mësuar më shumë për të shkuarën. Ajo tha se kontributi i projekteve të IDMC për të inkurajuar një proces reflektimi mbi diktaturën po jep efekte dhe një nga efektet ka qenë pjesëmarrja me punime gjithmonë e më shumë cilësore në konkursin e përvitshëm “Pyet Gjyshërit“. Duke u nisur nga ky aktivitet, Godole i vlerësoi punimet të rinjve si përpjekje për të mbledhur histori gojore, histori të cilat ajo tha se kishin vështirësi të ndryshme për t’u trajtuar. “Historia që ju keni marrë përmes të pyeturit të gjyshërve apo të afërmve tuaj është tashmë një përvojë për sa i përket trajtimit të historive gojore. Ky manual do t’ju vijë shumë në ndihmë, jo vetëm për ata që do të kërkojnë që të vazhdojnë e të merren me këtë fushë, por edhe për të tjerë që kanë ndërmend të studiojnë për shkenca humane apo dhe ekzakte. Konceptimi, intervistimi dhe mënyra se si ne marrim informacion përmes bisedave është thelbësore për studimet apo dhe punimet e çfarëdoshme që ne duam të arrijmë,” tha Godole, e cila rikujtoi se manuali mund të gjendet edhe në version online.
Autorja tjetër, Edlira Agolli vazhdoi më tej prezantimin e librit. Ajo cilësoi si thelbësore etikën, ku përmendi ligjin për ruajtjen e të dhënave personale dhe ligjin për të drejtën e autorit si kryesor në procesin e intervistimit. Agolli përmendi gjithashtu si tipar tjetër të rëndësishëm në procesin e grumbullimit të historive gojore, nevojën për dakordësi për publikimin e historive. Këtu ajo përmendi nga libri, çështjen e “marrëveshjeve të mirëkuptimit”. “Nuk duhet ta nënvlerësojmë faktin se historitë gojore i japin një ndihmë të madhe historiografisë, pasi përmes tyre nxirren në pah përvojat njerëzore,” tha Agolli, teksa shtjelloi më tej edhe çështje të tjera që kishin të bënin me anën praktike të ideve, intervistimeve dhe përpunimeve të materialeve të përftuara.
Ndërkohë Vojsava Kumbulla, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë e vlerësoi “Manualin mbi historinë gojore” si vlerë të shtuar në procesin e mësimdhënies për formimin e qytetarëve të denjë të së ardhmes. Ajo tha se mësuesit duhet të bëjnë më shumë për të “shpërndarë të vërtetën historike sidomos në shkolla”. Aktivitetin e mbyllën Valbona Bezati dhe Erblin Vukaj që prezantuan ekspozitën “Postcards from the Past“, një ekspozitë me fotografi të periudhës komuniste të rikonceptuara me stilizim dhe diçitura, të cilat thyenin qëllimet propagandistike të kohës. Me synimin për të qenë ky një projekt, apo dhe konkurs i së ardhmes, të rinjtë u ftuan që të kontribuonin gjithashtu me punime të kësaj natyre pranë IDMC.
Stafi organizator i “Ditëve të Kujtesës”
Për më shumë informacione: www.idmc.al
e-mail: office@idmc.al