1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Në prag të pritjes së vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies sollën projektin “Ëndrra ime Europiane” duke përfshirë kështu dhjetëra gjimnazistë në këtë projekt.
Drejtoresha e IDMC, Dr. Jonila Godole u shpreh se duke marrë parasysh që në kurikulën mësimore informacioni i ofruar në lidhje me Bashkimin Europian (BE) fokusohet te ana historike e krijimit të BE si komunitet dhe e zhvillimit ekonomiko-politik, më tepër se sa te vetë vlerat demokratike dhe qytetare të BE, përmes këtij projekti synohet që fokusi të vendoset pikërisht te këto vlera, të cilat gjenden pak apo ende mungojnë në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj, IDMC organizoi një workshop për vlerat e Bashkimit Europian. Në këtë workshop të rinjtë u njohën nga trajnerja Lutjona Lula me vlerat në të cilat besuan pionierët e BE-së dhe mbi të cilat funksionon BE sot (si respekti për dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, liria, demokracia e konsoliduar, barazia dhe sundimi i ligjit). Koordinatorja e Programit të IDMC, Matilda Karçanaj i njohu ata me kriteret e Kopenhagës; situatën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE ku përfshihet dhe Shqipëria, si dhe politikën e zgjerimit nga ana e BE-së.
Ky workshop u pasua me trajnimin “Roli i medies në promovimin e vlerave të Bashkimit Europian”, ku të rinjtë patën mundësinë të trajnoheshin nga ekspertë të fushës si Prof. As. Dr. Bashkim Gjergji, profesor më përvojë i lëndëve “Hyrje në masmedie”, “Etika e Medies” dhe “Redaktimi”, gazetari Erblin Vukaj dhe Dr. Jonila Godole, pedagoge e komunikimit politik në Universitetin e Tiranës. Të rinjtë reflektuan për aspekte që i shqetësojnë dhe që ndjejnë se ato i largojnë nga pjesa tjetër e Europës.
Këtë reflektim ata do ta sjellin përmes punimeve kreative multimediale në funksion të promovimit të vlerave europiane duke nxitur ndërgjegjësimin edhe te pjesa tjetër e rinisë apo shoqërisë që do t’i shoh produktet e tyre multimediale. Përmes videove që do të shpërndahen në Youtube dhe në rrjetet sociale të IDMC, si dhe përmes prezantimit të tyre final në një ceremoni të veçantë të hapur për publikun, ku të ftuar do jenë të rinj (gjimnazistë dhe studentë), përfaqësues të shoqërisë civile, medieve dhe institucioneve të tjera, synohet ndërgjegjësim më i madh i rinisë mbi vlerat themelore të kulturës europiane.
Trajnimet për vlerat europiane dhe për rolin e medies në promovimin e këtyre vlerave u shërbyen të rinjve edhe si konsultime për karrierën që duan të krijojnë në të ardhmen. Promovimi i vlerave europiane dhe optimizmi se këto vlera mund të përvetësohen edhe në rastin e Shqipërisë rriti interesin e të rinjve për të kontribuar më tej në vendin e tyre duke shmangur kështu edhe rrjedhjen e trurit në terma më afatgjatë.
Vlera e shtuar e këtij projekti është kontributi në mundësitë e bashkëpunimit që i jep shkollës si qendër komunitare të kryejë funksionin e saj, në rastin konkret gjimnazi “Sami Frashëri”, Tiranë.
**Ky projekt zbatohet në kuadër të projektit rajonal Media për Qytetarët – Qytetarët për Medien / Zhvillimi i aftësive të OJF-ve për të përmirësuar Edukimin mbi Medien dhe Informacionin në Ballkanin perëndimor, i financuar nga Komisioni Evropian.