Institut për një kauzë të dështuar

Nga Romeo Gurakuqi

Ka disa dite qe nje grup deputetesh (me ngjajne te ekstremit marksist) te Parlamentit te Shqiperise, kane hartuar nje projekt per ridertimin e nje Instituti per Studimin e Historise se Luftes se Dyte Boterore.

Ligjvenesit, megjithese e dine se ka nje Qender te Studimeve Albanologjike, nje Institut Historie brenda kesaj Shkolle te Studimeve te Avancueme, nje ISKK te ndertuar me Ligj te Parlamentit; megjithese e dine qe ka disa departamente historie ne disa universitete publike dhe private, injorojne çdo fakt, çdo pergjegjesi te tyre per kujdesin e ngarkuem nga ligja, per perforcimin e financimin e tyre dhe te Institutit te Studimeve te Krimeve te Komunizmit, ne stilin e nxenesve te bindur te Institutit te Studimeve M-L, te erresuar nga urrejtja e kuptueshme e ushqyer ne vatrat e tyre te kahershme komuniste ndaj progresit qe ka bere ky popull ne 22 vite lirije te veshtire, hedhin shashken kundervenese ndaj progresit fillestar qe eshte bere ne shkencen historike shqiptare, per shkaterrimin e tezave dogmatike, te “paradigmave” te çmendura te diktatorit Hoxha.

Duket qarte se eshte nje kundervenie donkishoteske, por edhe e trishtueshme, ndaj demaskimit te perditshem, e te vetvetishem qe po peson politika e ndjekur, se paku nga gushti 1943 e deri me 22 mars 1991, nga PKSh/ PPSh, pasues te denje te se ciles, pa droje, jane vetshpallur sic duket sot te nenshkruarit. Te gjendur para “drames” se madhe qe po e perjetojne çdo dite militantet marksiste, qe ato perfaqesojne, “drames” se demaskimit te krimeve te bera nga diktatori dhe kasta qe i shkonte mbrapa, qe gjate Luftes Civile qershor 1944- shtator 1946, te lartpermendurit u vendosen ne radhen e caktuar nga nje dore e padukshme, por e lexueshme, per te ndalur, me nisma qesharake, procesin e rishkrimit te historise se LDB ne Shqiperi, te rifilluar nga historianet shqiptare, proces qe s’mund te ndalet me. Siç duket, ata te nderuar deputete te listes se besnikerise, duan te ruajne tezat e ndertuara ne Kongresin e Pare te PKSh nga Enver Hoxha.

Nuk njohin, ose nuk duam ta njohin, punen serioze te nje numri te rendesishem historianesh; nuk i shkon fare ndermend se seksioni gjegjes ne Institutin e Historise, ne QSA, Departamenti i Historise ne Fakultetin Histori Filologji UT, Instituti i Historise Bashkekohore ne UET, Departamenti i Historise ne UP, Instituti Albanologjik Prishtine, merren posacerisht me studimin e historise se LDB, dhe ata institucione duhet dhe mund te perforcohen dhe financohen ne menyre te programuar nga Shteti, permes projekteve. Sikur ta mendonin sinqerisht keshtu, kjo do t’ua zgjidhte ligjvenesve nismetare, pjesen e papapragjykueme te problemit te tyre; por ata nuk e konceptojne fare qe financimi i nje projekti serioz te nje grupi historianesh, do ua zgjidhte “hallin” qe ua kane ngarkuar partia ta risistemojne. Thjesht, duan te ndalin ate qe po çmontohet çdo dite nga zbulimet arkivore te dokumenteve “te harruar” nga diktatori te Ish arkivin e KQ te PPSh dhe te eklipsojne ISKK, si shpresa e rendesishme e çmontimit faktik te krimeve te Enver Hoxhes dhe bandes se tij terroriste (jo heronjte e vertete partizane qe dhane jeten per liri duke luftuar okupatorin, por vrasesit e Mustafa Gjinishit, Gani Kryeziut, Zai Fundos, Memo Metos, Mustafa Matohitit, etj.dhe inteligjences tradicionale.) te perdorur per te vrare popullin shqiptar, desidencen.

Vetem shpjegimi i nismes para publikut nga ana e tyre sot ne TV, te shpalos e te vendos, ne menyren me te paimagjinueshme per vitin 2016, para nje brezi te rinj deputetesh, qe perveçse jane te mbarsur me nje mllef te pambuluar ndaj liberalizmit dhe demokracise, desidences dhe te persekutuarve politike, jane edhe thellesisht te paditur per ate çfare duhet bere: nuk e kane te qarte fare se cilat jane arritjet e historiografise shqiptare dhe boterore per LDB ne Shqiperi; nuk njohin fare arkivat, me fillese nga AQSh, Arkivi i MPB, Arkvi i Ushtrise; nuk njohin fare se ku duhet kerkuar ne Republiken Italiane, Gjermani, UK, USA e gjetke. Nuk e dine se nje luftanije e Aleateve perendimore, me 1944, 1945, 1946, ka interceptuar çdo urdher te “komandantit” te tyre legjendar dhe gjithe grupimit te tij terrorist, dhe dosjet e ketyre urdherave kriminale jane te hapura sot ne National Archives ne indeksin H W.

Kazusi qe synoni te shpetoni, te nderuar deputete, eshte i pashprese, nderkohe qe e verteta eshte duke dale çdo dite ne drite te diellit. Nisma juaj mund te merrte fisnikerim sikur ju te mbeshtesnit historianet qe po merren enkas per kete periudhe, projektet universitare dhe seksionin gjegjes te LDB-se ne Institutin e Historise dhe ne ISKK, me nje program kerkimi te kontrollueshem. Sa keq per ju qe mendoni aq shkurt, aq pa dashuri per vuajtjet e desidences shqiptare, aq pa pergjegjesi per financimin e shkences ne nje vend kaq te varfer, aq pa perspektive, ne ditet kur brezi i ri i Shqiperise, ka nevoje te njohe te verteten e prapambetjes se Shqiperise se tyre, qe nuk e lejon te mbahet ende vete ne kembe, dhe nuk nderton dot nje drejtesi te vertete dhe institucione te qendrueshne.

Ne fund fare, me lejoni t’ju them te nderuar deputete nismetare te asaj cfare mundet me “krenari” te quhet si te nismes se Rilindjes se Lavdise Enveriste,,se nuk keni kuptuar sensin e ecjes se kohes shqiptare, sensin e drejtesise shoqerore qe do duhet te triumfoje ne kete vend; nuk keni kuptuar as edhe sinjalet qe leshohen cdo dite mbi kasten tuaj kripto marksiste, nga Aleatet tane strategjike. Nuk e mendoja kurre ne qershor shtator 2013, se Partia qe drejtonte Edi Rama, do te prodhonte me 2016, deputete te rinj, kaq te vjeter e te ngurtesuar ne leximin e mendjes se popullit, kombit, te djeshmes, te sotmes dhe se nesermes nacionale. Dhe ju jeni prova e seriozitetit te Mazhorances per Reformen ne Drejtesi? Ju qe diten e njoftimit nga Selia e Shenjte te Njohjes se Martirizimit te At Vincenc Prennushit dhe 37 martireve te Kushes Katolike, zgjodhet te njoftonit studimin e pjeses se aktivitetit te xhelateve te tyre?! Me te vertete nuk dini çfare po promovoni pa te drejte.

Burimi: 360grade.al

Titulli në origjinal: “Deputete te rinj, kaq te vjeter propozojne Institut per Kujtesen e Luftes se Dyte Boterore”

Postime të ngjashme