Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Kastriot Dervishi | Shqiptarja.com, 13 korrik 21
Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare, një prej legjendave të qëndresës antikomuniste ndër vite, Uran Kostreci. Në vitin 1957 mbaroi Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasani, por për arsye të biografisë nuk iu dha mundësia të vazhdonte arsimin e lartë, pavarësisht se doli mirë me mësime. Shërbeu si arsimtar: në vitet 1957–1959 në Rrethin e Vlorës; më 1959–1960 në Tunjë të Gramshit dhe më 1960–1961 në Mollas të Elbasanit. Më 1981-1983 punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit Elbasan. Më 1983–1986 u internua në Kurtaj të Peqinit. Më 1991–1992 themelues dhe kryeredaktor i gazetës së ish të përndjekurve politikë “Liria”. Më 1992–1994 ishte kryetar i Partisë Demokratike, Dega Elbasan.
Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:
U arrestua më 5.8.1961 në tentativë për arratisje. Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Elbasan, me vendimin nr.171, datë 28.10.1961, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 64/10 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal dhe e dënoi me 15 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Në këtë vendim, midis të tjerash thuhet: “Vepra e kryer nga i pandehuri është shoqërisht shumë e rrezikshme për arsye se në veprime të tilla, dëmtohen interesat e shtetit e popullit tonë, vihet në rrezik siguria e jashtme e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe i shërbehet propagandës armike. I pandehuri Uran Kostreci dhe si person paraqet rrezikshmëri. Ai vjen nga një familje që ka zhvilluar aktivitet armiqësor kundër pushtetit dhe që i është dënuar i ati që në vitin 1946 për punë armiqësore. Prandaj izolimi i tij nga shoqëria është i domosdoshëm për edukim për një kohë të gjatë”. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.138, datë 11.12.1961.
Për t’u shënuar është se teksa vuante dënimin në Repartin nr.303 i cili punonte për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Elbasan, më 9.5.1965 rreth orës 15.20 orvatet të largohet. Copat e plumbit i mbajti në kokë deri në fund të jetës.
Kur i kishin mbetur për të vuajtur edhe një vit, 5 muaj e 4 ditë, ridënohet. U arrestua më 13.6.1973 teksa vuante dënimin në Burrel. Arsyeja ishte një grevë urie dhe sepse kish parë shtrembër fotografinë e Enver Hoxhës në zyrën e drejtorit të Repartit nr.321, Hajri Leskaj. U akuzua në bazë të neneve 73/1, 241/1 dhe 241/2 (fyerja e përfaqësuesit te pushtetit). Gjykata e Rrethit të Matit, me vendimin nr.24, datë 28.6.1973 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet burgim. Në vendimin e gjykatës, midis të tjerash thuhet: “Vërtetohet se në këtë moment i pandehuri kishte drejtuar sytë nga fotografia e shokut Enver. Mirëpo ky shikim, i kishte bërë përshtypje të dëmtuarit Hajri dhe iu drejtua me pyetje të pandehurit që pse e shikonte me vërejtje apo nuk i pëlqente”. U lirua më 13.6.1981.
Me vendimin nr.16, datë 3.12.1986 të Komisionit të Internimit dhe Dëbimit, u internua për 5 vjet në fshatin Kurtaj në Peqinit. Pas disa vitesh qëndrimi aty, largohet më 4.2.1986 në drejtim të Tiranë. Pa u vënë re nga askush, niset me tren në drejtim të Vlorës, me synim që pas takimit me disa miq të arratisej jashtë vendit. Në tren pikaset nga një civil, i cili e dorëzon në Degën e Punëve të Brendshme Fier. Arrin të largohet nga kjo degë, por nuk mund më shumë se një ditë dhe u arrestua më 16.2.1986 Gjykata e Rrethit Elbasan, në bazë të nenit 117 të Kodit Penal, e dënoi maksimalisht me 3 vjet burgim, të cilin e vuajti duke punuar në bujqësi për hapje tarracash. U lirua më 14.2.1989.
Vendet e vuajtjes së dënimit sipas viteve:
Uranin e takoja shpesh në vendin e tij të dashur te “Piazza”. E meta e vetme e tij ishte se kurrë nuk shkroi për vete. Arrita t’i marr me shumë mundim disa të dhëna biografike për një libër që kam për personat që kanë vuajtur më shumë vite burgim. Bashkëlidhur fotoja e burgut.