1946 / Fjalimi servil i Enver Hoxhës ndaj...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 10 June 22 Today, the Albanian Parliament approves the candidacies for the Board of the Files Authority. In the first term, the Board...
Nga Dritëro Agolli | Gazeta Telegraf, 16 dhe 17 qershor 20 Fjalimi-manifest i Dritëroit në Kongresin e 10-të të PPSH (sh. 10 qershor 1991), i cili shënoi njëkohësisht shndërrimin dhe...
Nga Pjerin Mirdita | Shkodra Web, 13 dhjetor 21 Më 10 korrik 1968 u inaugurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e...
Nga ABC News, 6 qershor 20 Një gjurmë e një rëndësie të lartë, e pa publikuar deri tani, që do hapë plagët e vjetra, ndodhet në muzeun Historik të Shkodrës....
Nga Fritz Radovani | Gazeta 55, 10 qershor 18 I vetmi muze në botë, i vetmi në shekullin 20, ishte në Shkodër 45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 24 gusht 18 Një kryengritje kundër regjimit komunist ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi...
Nga Erald Kapri | Panorama, 7 dhe 12 shtator 17 Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, 3 prej tyre ishin nga më...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 31 maj 21 Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë...
Nga Ferdinand Dervishi | ABC News, 17 qershor 20 Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor...
Nga Besim Ndregjoni*.
Në këto vite demokraci vendi ka njohur sfida dhe vuajtje të shumta. Në këtë rrugëtim të vështirë ka pasur idealistë dhe luftëtarë që dhanë gjithçka. Ndregjoni shkruan për Kujtim Frangun, i cili 19 vjet më parë u vra në mbrojtje të votës së lirë.
Në këtë periudhë 25-vjeçare të ndërrimit të sistemit politik kam organizuar dhe përkujtuar shumë figura të shquara antikomuniste të cilat kanë lënë gjurmët e tyre në historinë tonë kombëtare. Në mes të këtyre martirëve sot mbas 19 vitesh kujtojmë me respekt dhe venerim Martirin e votës së lirë Kujtim Tofik Frangun. U mbushën 19 vite që çdo fillim të korrikut si vit shënues të kujtojmë ty Kujtim. Korrik 1977 vriten poetët e Librazhdit Vilson Blloshmi, dhe Genc Leka, për poezitë e tyre në mbrojtje të lirisë. Diktatura i vrau në korrik se tronditej nga “Saharaja” shqiptare që kishte ndërtuar pushteti i tyre. Heronjtë dhe martirët paskan të përbashkët jo vetëm idealet dhe lirinë por dhe vdekjen.
20 vite më pas në vitin e zi 1997 falangat e ideologjisë komuniste që nuk iu nënshtruan gjykimit për krimet e kryera të diktaturës vranë në qendrën e votimit mbrojtësin e votës së lirë, idealistin e lirisë, birin e të burgosurit politik Kujtim Frangun, vetëm se ai nuk pranoi të cenohet vota e lirë. Ai votën e quante të shenjtë, të paprekshme, kurse pala vrasëse donte pushtetin me tjetërsimin dhe cenimin e votës. Ajo donte sundimin ideologjik dhe politik pa votë të lirë. Historia përsëritet, i njëjti plumb që vrau poetët, i njëjti plumb vrau mbrojtësin e votës së lirë.
Kujtim, të kujtova ty, se ti je nga ata emra që për lavdi s’do t’ia dish kur jeta mbillet nëpër zemra me bekim perëndish.
Sot të kujtova ty, si një emblemë e gjallë e historisë së re, e kësaj historie që dhemb. Pikat e referimit nuk kanë të sosur në këtë 19-vjetor të vrasjes tënde. Populli një armë ka në dorë, Votën e lirë dhe verdiktin, të cilin ti e mbrojte me jetën tënde.
Ti ishe i përndjekur politik, por me dinjitet, jetove 42 vite, por jeta jote nuk matet me vite që jetove por me kualitetet njerëzore që e përballove atë jetë.
Jeton pak dhe bën shumë, e tillë ishte jeta e martirit të votës së lirë Kujtim Frangu.
Ai përçonte “Mirësi” dhe kjo i buronte nga vuajtjet që kishte kaluar në sistemin diktatorial. Motoja e tij ishte “Të falim ne, që të pendohen të tjerët. Me urrejtje nuk shkohet larg… I sakrificës për të tjerë deri në vetëflijim. Përjetuesi i viteve të burgut të babait të tij Tofik Frangu që vuajti jo pak por dhjetëra vite, vetëm se ishte fisnik dhe nacionalist dhe s’pranonte diktatin e krimit komunist. Kujtim Frangu e kuptonte demokracinë me thënien e ish-presidentit Abraham Linkoln, aq sa nuk dua të jem skllav, po aq nuk dua të jem zotëri. Gjithçka që nuk përputhet me këtë koncept, bie në kundërshtim me demokracinë. Kjo shprehje kuptimplotë përputhet me idealizmin dhe përkushtimin e Kujtim Frangut dhe e karakterizon jo vetëm tërë veprimtarinë e jetës së tij por, dhe si komisioner i votës së lirë për të cilën dha jetën i goditur me plumb nga një dorë gjakatare, ditë e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1997. Vdekja tregon se ç’njeri ke qenë, thotë populli. Vdekjet më të bukura janë si ajo e Kujtim Frangut. Të biesh hero nga plumbi për një ideal të lartë, për lirinë e njeriut, për të drejtën e votës së lirë në demokraci. Zoti kur don, të shpërblen dhe me vdekjen.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, me dekretin Nr. 4984 dt. 20.07.2005 e ka dekoruar Kujtim Frangun “Për merita të veçanta civile, me motivacionin ‘Për kontributin e dhënë, duke sakrifikuar dhe jetën në zhvillimet demokratike në mbrojtjen e votës së lirë’”
Komisioni shtetëror i Këshillit të Ministrave me vendimin Nr. 19 dt. 12.07 1998 e ka shpallur Dëshmori i Atdheut me motivacionin: Rënien në krye të detyrës si komisionar në Komisionin e Votimit
Sot të kujtova ty në këtë korrik të verdhëremë dhe u ndjeva i rëndësishëm duke marrë nga imazhi yt. Sepse kujtesa për ty është një obligim për të dashur më shumë lirinë, të cilën ti na e mësove pak më shumë, duke vaditur rrënjët e saj me gjakun e rinisë tënde.
*President i Unionit Mbarëkombëtar të të Përndjekurve Politikë
Burimi: Mapo.al