1946 / Fjalimi servil i Enver Hoxhës ndaj...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 10 June 22 Today, the Albanian Parliament approves the candidacies for the Board of the Files Authority. In the first term, the Board...
Nga Dritëro Agolli | Gazeta Telegraf, 16 dhe 17 qershor 20 Fjalimi-manifest i Dritëroit në Kongresin e 10-të të PPSH (sh. 10 qershor 1991), i cili shënoi njëkohësisht shndërrimin dhe...
Nga Pjerin Mirdita | Shkodra Web, 13 dhjetor 21 Më 10 korrik 1968 u inaugurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e...
Nga ABC News, 6 qershor 20 Një gjurmë e një rëndësie të lartë, e pa publikuar deri tani, që do hapë plagët e vjetra, ndodhet në muzeun Historik të Shkodrës....
Nga Fritz Radovani | Gazeta 55, 10 qershor 18 I vetmi muze në botë, i vetmi në shekullin 20, ishte në Shkodër 45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 24 gusht 18 Një kryengritje kundër regjimit komunist ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi...
Nga Erald Kapri | Panorama, 7 dhe 12 shtator 17 Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, 3 prej tyre ishin nga më...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 31 maj 21 Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë...
Nga Ferdinand Dervishi | ABC News, 17 qershor 20 Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor...
Nga Kastriot Dervishi
1980/Lopët e tufëzuara do hanin me llogari
Lufta e egër e Partisë së Punës me njeriun dhe kafshët e buta
Vazhdojmë me çuditë e udhëheqjes së lartë komuniste në lidhje me procesin e tufëzimit dhe kufizimit të oborrit. Më 4.11.1980 Byroja Politike zhvilloi mbledhjen vendimtare që lidhej me procesin e tufëzimit. Mbledhja me temë “Mbi disa probleme të oborrit kooperativist dhe për përsosjen e drejtimit, organizimit dhe shpërndarjes së produkteve të bagëtive të imëta të tufëzuara”, u përçua nga diskutime me karakter qesharak që tregonin më shumë se çdo gjë nivelin mediokër të një klase politike në fazën më të lartë të degradimit. Në mbledhjen dalin shumë fakte, madje edhe zhvillimi i 70 mijë gjyqeve proceduese në fshat. Nga diskutimet e gjata, kam përzgjedhur disa copëza interesante:
Hekuran Isai: Kooperativa bujqësore e Jub-Sukthit…ka deri në 30 familje që marrin nga 800 deri në 1.000 lekë vetëm nga qumështi. Është njëfarë Selim Kelmendi i cili merr 1.600 lekë vetëm nga qumështi. Ka familje që shtet shet 16-20 litra qumësht në ditë në ndërmarrjen e grumbullimit, pa përmendur atë që konsumon vetë. Një fenomen tjetër që po na shfaqet në Rrethin e Durrësit është se anëtarët po na shesin qumësht me shishe nëpër familjet; që në orën 5 të mëngjesit i ke njerëzit te dera me shishet e qumështit që i shesin. Ky është problem i madh dhe mjaft shqetësues mendoj unë.
Enver Hoxha: Dhe me shishe ua shesin?
Hekuran Isai:Po, me shishe. Lënë një shishe, marrin një tjetër, njëlloj si në dyqanet e bulmetit.
Enver Hoxha: Po, po
Hekuran Isai:Unë mendoj që bagëtia e oborreve të kooperativës të zonës fushore duhet të hiqet…
***
Enver Hoxha:…Gjithashtu në oborr, kooperativisti mund të mbajë edhe pula fushe, por jo derra, gjela deti ose pata. E para, që të mos lejojmë më spekulime me këto lloj shpendësh dhe e dyta, të mos lejojmë më të rriten në oborr të tilla shpendë që dëmtojnë kooperativën. Gjeli i detit ose pata dëmton pronën kooperativiste, kurse pula e fushës nuk e dëmton se familja mund t’i mbajë këto edhe në qymez, ose të rrethuara brenda parcelës së oborrit. Sidoqoftë, edhe sikur të dalin të kullosin në tokat e kooperativës, ato nuk i dëmtojnë bimët, siç dëmtojnë patat ose pulat e detit.
Mehmet Shehu: Për gjelat e detit apo patat duhet të nisemi nga pikëpamja që t’i prodhojnë vetëm kooperativat dhe fermat dhe jo familjet, që të mos bëhen spekulime nga ana e këtyre. Enver Hoxha: Ashtu është, të mos lejojmë të krijohen mundësi që të bëhen spekulime nga oborri.
***
Mehmet Shehu: Ju keni mendimin që tufëzimi i lopëve të bëhet edhe në mal, edhe në fushë?
Enver Hoxha: Unë mendon që tufëzimin duhet ta bëjmë kudo, duke përfshirë edhe zonat malore, për arsye se edhe atje ka shumë punë për të bërë kooperativisti. Në qoftë se mendojmë ta angazhojmë atë me punë, bujqësia ka plot.
***
Mehmet Shehu: Lopët e përgjithësisht bagëtitë e oborreve kanë ngrënë pa llogari, kurse me tufëzimin do hanë me llogari.
Enver Hoxha: Ashtu është, kanë ngrënë pa llogari, por tani do hanë me llogari dhe do të hanë më mirë, sikurse do të shfrytëzohen më mirë.
Burimi: http://www.panorama.com.al/historiani-nxjerr-fakte-lufta-e-eger-e-partise-se-punes-me-njeriun-dhe-kafshet-e-buta/