1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Në vendimin me numër protokolli 219, të datës 31 mars 1951, thuhet:
“Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, për të vendosur një kontroll rigoroz në lidhje me mospranimin në punë, si nëpunës e specialistë, të atyre elementëve që pushohen nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit popullor, VENDOSI: …”
Pikë së pari, të gjithë ata që e kishin marrë damkën “armik”, duhet të kishin edhe një shenjë dalluese. Një karton të verdhë. Kështu në pikën e parë të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet:
“Urdhërohen gjithë ministrat, drejtorët (ose përgjegjësit) e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kooperativiste si dhe kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të KP që nëpunësit apo specialistët që i pushojnë nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, t’i pajisin me nga një kartelë (bojë e verdhë) në formatin dhe përmbajtjen, siç i bashkëngjitet këtij vendimi. Dublikata e së njëjtës kartelë t’i përcillet menjëherë Kryeministrisë (Degës së Fuqisë Punëtore).”
Ndërkohë ajo që i kërkohej Seksionit të Evidencave ishte hapja e një kartoteke ku të seleksionoheshin ata që kishin kartelat e verdha. Në pikën e dytë të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet:
“Urdhërohet Dega e Fuqisë Punëtore e Kryeministrisë (Seksioni i evidencës) të krijojë menjëherë kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, konform udhëzimeve më të hollësishme që do t i jepen në këtë drejtim.”
Në filtrin për t’u marrë në punë si punonjës i thjeshtë e për më tepër si specialist, duhet patjetër të kalonin të gjithë punëmarrësit. Dhe nëse punësoheshe pa pasur librezën e punës, përgjegjësia për lëshimin do të ishte e madhe. Në këtë mënyrë, vendimi i Këshillit të Ministrave kishte parashikuar një pikë të tretë ku thuhet:
“Asnjë nëpunës apo specialist, nuk duhet të merret në punë, pa paraqitur librezën e punës. Konform urdhëresës së Këshillit të Ministrave mbi librezën e punës, në rast se veprohet në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, përgjegjës direkt para Këshillit Ministror janë ministrat dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive.”
Në të gjitha rastet për një punonjës që kërkonte të punësohej në një institucion a ndërmarrje prodhuese, përgjigjej një institucion i veçantë, i ngritur pranë Kryeministrisë dhe i emërtuar si “Dega e Fuqisë Punëtore”. Sipas pikës së katërt të vendimit të Këshillit të Ministrave, ky institucion duhej të deklaronte dhe punëkërkuesi i plotësonte kërkesat apo ai ishte i kategorisë “kartela e verdhë”. Kështu pika katër e vendimit të Këshillit të Ministrave thotë:
“Kur një Ministrie, Komiteti Ekzekutiv, Ndërmarrjeje apo Instituti i paraqiten për të kërkuar punë, nëpunës apo specialistë, të cilët nuk kanë librezën e punës, mbahen në evidencë kërkesat e tyre dhe pyetet menjëherë Dega e Fuqisë Punëtore pranë Kryeministrisë, nëse ekziston apo jo emri i tij në evidencën e elementit të pushuar për qëndrim të keq. Në rast se emri i tij ekziston, elementi që është paraqitur për punë nuk merret në shërbim. Pavarësisht dhe nga lajmërimi dhe përgjigjja që pritet nga Dega e Fuqisë Punëtore për të tilla raste, Komiteti Ekzekutiv duhet të bashkëpunojë me Degët e Brendshme dhe të marrin dhe mendimin e tyre.”
Pika e pestë dhe e fundit e vendimit të Këshillit më Ministrave, kërkon evidentimin e të gjithë punëtorëve të thjeshtë. Në këtë pikë thuhet:
“Për të gjithë punëtorët e thjeshtë, që paraqiten për punë pranë qendrave të punës, kantiereve dhe institucioneve të ndryshme, duhet të kryhen nga ana e drejtorive përkatëse, evidenca numerike ekzakte e tyre, duke shënuar emrin, mbiemrin, vendbanimin e tij definifiv, si dhe profesionin që kanë ushtruar deri në atë kohë.”
Edhe pse ende jo Kryeministër i Shqipërisë, por Ministër i Brendshëm, në shkresën me numër protokolli 219, Mehmet Shehu ka firmosur në emër të kryeministrit nën siglën “Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë”.
Vendimi që pushonte nga puna “armiqtë e partisë”
“Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, për të vendosur një kontroll rigoroz në lidhje me mospranimin në punë, si nëpunës e specialistë, të atyre elementëve që pushohen nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit popullor,
VENDOSI
VENDIMI I
Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:
“Urdhërohen gjithë ministrat, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kooperativiste si dhe kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të KP, që nëpunësit apo specialistët që i pushojnë nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, t’i pajisin me nga një kartelë, bojë e verdhë.”
VENDIMI II
Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:
“Urdhërohet Dega e Fuqisë Punëtore e Kryeministrisë (Seksioni i evidencës) të krijojë menjëherë kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, konform udhëzimeve më të hollësishme që do t’i jepen në këtë drejtim.”
VENDIMI III
Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:
“Asnjë nëpunës apo specialist, nuk duhet të merret në punë, pa paraqitur librezën, konform urdhëresës së Këshillit të Ministrave mbi librezën e punës. Në rast se veprohet në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, përgjegjës direkt para KM janë ministrat dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive.”
Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH
—
Telegraf, 28 qershor ’18
Titulli origjinal: Mehmeti, si u nxori “kartonin e verdhë” armiqve politikë