Musine Kokalarit, sigurimsat as emrin nuk dinin t’ia shkruanin

Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 13 gusht 20

Çdo komb do ta kishte privilegj të kishte në gjirin e tij një grua si Musine Kokalari (1917-1983). Një shtet akoma më tepër. Jo vetëm për të qenë faktor emancipimi që do të ishte njëra anë, por për të mbajtur afër e për ta pasur shembull si shkrimtare apo folkloriste, si njëra nga më të përkushtuarat ndaj vendit të saj. Por në Shqipëri, Musineja vetëm vuajti. U burgos dhe u la në vetmi deri sa vdiq nga një sëmundje e rëndë. Në dokumentet e regjimit, emri i saj shkruhet keq në format: Mysine, Mysyne, Misine. Në dosjen e përpunimit mbi kapak shkruhet “Misine”.

Skeda e përndjekjes në Musine Kokalarit

  • Më 13–28 nëntor 1944 mbahet e arrestuar në Tiranë.
  • Përndiqet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Bashkëpunëtorja që përpunonte Musinenë në vitet 1945-1946 ishte “Shkrimtarja”.
  • Arrestohet më 23.1.1946. Në hetuesi pyetet nga Gjon Banushi.
  • Me vendimin nr.5, datë 2.7.1946, të Gjykatës së Lartë Ushtarake dënohet me 20 vjet burgim dhe me konfiskimin e pasurisë.
  • Më 25.10.1955 vihet në përpunim aktiv 2A në burg “për shkak të aktivitetit antipopullor me prirje balliste”. Bashkëpunëtoret që përpunonin Musinenë gjatë kohës së burgimit: “Bamja e pjekur”, “Sorkadhja”, “Lule zambaku”. Në burg punon si rrobaqepëse dhe në bujqësi.
  • Me vendimin nr.53, datë 30.8.1961 të Komisionit të Internim Dëbimeve internohet nga Tirana në Rrëshen.
  • Më 8.10.1961 lirohet nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit.
  • Më 10.12.1961 vihet në përpunim aktiv 2A në Rrëshen.
  • Më 10.8.1962 ulet në kontroll operativ 2B, pasi nuk ishte konstatuar asnjë veprimtari kundër pushtetit.
  • Në dhjetor 1967 vizitoi Tiranën.
  • Punoi në ndërmarrjen e ndërtimit Rrëshen deri në vitin 1972, kohë kur doli në pensioni me 185 lekë në muaj.
  • Më 8.6.1978, nga kontrolli operativ 2B ngrihet në përpunim aktiv 2A si “agjente e zbulimit italian”.
  • Më 16.12.1980, konstaton një gjëndër të ngurtësuar kanceri, e cila edhe do t’i merrte jetën.
  • Më 18.12.1981, ulet në kontroll operativ 2B.
  • Vdes në Rrëshen më 14.8.1983.

Operativët që kanë drejtuar përpunimin (përndjekjen) e Musine Kokalarit

  • Qemal Balluku: 1945-1946
  • Hysen Haxhiu: 1955-1956
  • B.Kusho (?):1961-1962
  • Llesh Zogu: 1961-1962
  • Refat Noku: 1965
  • Llesh Zogu: 1962-1966
  • Refat Mena: 1966-1971
  • Mëno Dedaj: 1971-1973
  • Zeqir Osmani: 1973-1974
  • Nazmi Kraja: 1974-1977
  • Rasim Mera: 1977-1982
  • Ylli Tabaku: 1982
  • Petraq Peri: 1982-1983

Bashkëpunëtorët që janë drejtuar te Musine Kokalari

  • “Shkëdija”
  • “Zambuta”
  • “Njizambutka”
  • “Besa”
  • “Munella”
  • “Piktori”
  • “Besniku”
  • “Lisi”
  • “Pllumbi”
  • “Mali”