Dokumenti / Mitrush Kuteli, zbulohet dënimi absurd: Ka...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Panorama, 11 shkurt dhe 12 shkurt 22 Pesë vjet burg sepse “faji u vërtetua nga deponimet e pjesshme të tij…”, pesë vjet heqje lirie dhe punë të detyruar vetëm...
Nga Dr. Agron Tufa | Koha Islame, 6 gusht 15 1. Në këto dy dekada pas rënies së komunizmit, ka pasur herë pas herë përpjekje për të fajësuar hierarkët myslimanë...
Nga Uran Butka | Radi and Radi, 27 korrik 20 Baba Kamber Prishta u lind në vitin 1873, në fshatin Pagri të Përmetit. Paraardhësit e baba Kamberit kanë ardhur nga...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55 (25 mars 19) dhe Facebook (30 prill 21) Prek Cali dhe Ded Lulash Smaili i procesit të tij janë ekzekutuar më 25.3.1945. Ata janë...
Nga Vasfi Baruti | Panorama (27 janar 22) dhe Alb-Spirit (11 shtator 20) Plumba për dashurinë! Ka qenë ky verdikti i gjyqit partizan të Brigadës së Pestë në ditët e...
Nga Uran Butka | BalkanWeb, 16 shkurt 16 Një nga masakrat më të shëmtuara të Mehmet Shehut dhe të Dushan Mugoshës ishte ajo e Martaneshit, më 5 mars 1944. Brigada...
Nga Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës | Facebook, 20 shkurt 21 Më 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan, filozof e teolog i jashtëzakonshëm, misionar i madh i fesë dhe...
By Jonila Godole* | Albanian Daily News, 16 November 21 The question remains what has the Albanian society learned about the repressive apparatus and the mechanisms with which the Security...
Nga Jonila Godole* | Panorama, 15 nëntor 21 Kur u miratua Ligji për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (shkurt: Ligji i Dosjeve) më 2015, që parashikonte edhe ngritjen...
Nga Jonila Godole | Panorama, 3 gusht 21 Në vitin 1946 filozofi Karl Jaspers botoi një ese me titull “Çështja e fajit” (Die Schuldfrage), në të cilën përmblodhi mendimet e...
Në Shqipëri u ngrit sot një memorial kombëtar për të kujtuar vuajtjet e mbi 33 mijë të internuarve politikë nga diktatura komuniste.
Memoriali u vendos në qytetin e Lushnjes, ku u internuan afro 90 për qind të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi, raporton VOA.
Edhe pse ishte në mes të Shqipërisë, Lushnja u caktua si zonë internim dëbimesh për shkak të kënetave, ku duhej të vuanin e të punonin kundërshtarët e regjimit komunist për afro 4 dekada.
Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të shoqatave të tyre dhe të qeverisë u bashkuan sot në Lushnje në përurimin e një memoriali kushtuar vuajtjeve në kampet e internimit gjatë regjimit komunist.
Lushnja, Myzeqeja dhe krahina kënetore përreth tyre është një prej zonave ku diktatura komuniste internoi numrin më të madh të kundërshtarëve politikë, që nga moshat më të shkruara e deri tek foshnjat e sapolindura.
Lushnja kishte 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë të rënda në bujqësi mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre.
Internimi dhe dëbimi i kundërshtarët politikë ishte gjatë afro 45 vjetësh një nga veprimtaritë kryesore dhe periodike të diktaturës komuniste.
Diktatura nuk kurseu askënd, që dyshohej sadopak se mendonte ndryshe nga udhëheqja e partisë shtet.
Diktatura internoi në Lushnje për 35 vjet rreth 90 për qind të kundërshtarëve politikë antikomunistë.
Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mbi 33 mijë persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist dhe prej faktit të thjeshtë që ata u përkitnin familjeve antikomuniste.
Burimi: http://shqiperiaime.al/2016/09/05/nje-memorial-per-internimet-e-diktatures-komuniste-shqiptare/