Në 14 janar u përkujtua 26 vjetori i rrëzimit të bustit të Stalinit në Shkodër. Plot 26 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qëndër të qytetit dhe për disa orë me rradhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti. Kjo demostratë masive e cila shënonte dhe protestën e parë antikomuniste pas më shumë se gjysëm shekulli të sundimit të regjimit të Enver Hoxhës, bëri bujë të madhe brenda e jashtë vëndit.
Ceremonia e rastit mblodhi protagonistë të ngjarjes e po ashtu edhe dhjetëra të persekutuar si dhe drejtues të Partise Demokratike si dhe drejtuesit e bashkisë Shkodër në keto 25 vite. Kreu i Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në këtë përvjetor teksa vlerësoi qëndrestarët që në atë kohë ishin studentët theksoi se ajo ngjarje jep edhe një mesazh të rëndësishëm edhe për situatën aktuale.













