Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se, kishin më shumë se 5 pseudonime.
Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?
Dushan Mugosha ¬ Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.
Liri Gega ¬ Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.
Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të
cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.
Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-¬diktatorit Enver Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja.
Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.
Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:
Enver Hoxha :-Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.
Nexhmije Xhuglini:-Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)
Mehmet Shehu:-Misha; Mjekra; Vjosa
Fiqirete Shehu (Sanxhaktari):- Qorja
Hysni Kapo:-Besniku
Nako Spiru:-Deti
Qemal Stafa:-Brutus; Petriti
Shefqet Musaraj:-Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari
Shefqet Peçi:- Tërmeti
Vojo Kushi:- Tarzani
Zaho Koka:-Druvari; Vetëtima
Ramize Gjebrea :-Besa; Interesanti
Rrahman Parllaku:-Hallvaxhiu; Krajli; Sheqerxhi
Spiro Mojsiu:- Majori
Manush Myftiu :-Heqimi; Gjethja; Jysja
Naxhie Dume:-Furtuna
Liri Gega:- Muzhiku;Tefta; Harbutja
Gogo Nushi:-Hyseni
Hito Çako:-Bariu; Çobani; Shushica
Bedri Spahiu:-Gjuetari dhe Kaçatori
Bilbil Klosi:-Bilo
Dilaver Poçi:-Çakalli
Ethem Gjinushi:-Goliku
Kahreman Ylli:-Bariu
Kiço Ngjela:-Kila
Kristo Frashëri:- Shkëmbi
Llazar Siliqi:-Grethi; Shoku; Hylli; I riu; Shpendi
Petro Marko::-Demo Koti
Spiro Çomora:- Himarioti
Sterjo Spasse:- Skënder Pirro.
Burimi: http://konica.al/2017/09/ja-pseudonimet-e-enverit-dhe-nexhmijes-gjate-luftes/













