1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Pjeter Logoreci
Nje histori reale e ndodhun nder birucat famkeqe te burgut te Shkodres, nga kujtimet e mia per axhen tem Filip Logoreci.
… Kur kapterri i burgut hapi deren, terri i biruces sikur u thinj nga nji rreze e zbehtë drite. Të gjithë sa ishin aty levizën frigshëm mbi shtrojet e zhelueme të vendosuna mbi dyshemen e lagun. Heshtje. Ndigjohej vetëm ndonji dihatje e randë e mbytun në erë urine e djerse, që ishin të përhershme si terri…
… Cili është Filipi, ulëriti gardjani me ton brutal prej komunisti fanatik jugor, … ngrehu të marrësh ushqimin që solli familja…
I burgosuni në fjalë, Filipi, ishte djali i shtatë i familjes së Logorecve, që sapo mbaroj gjimnazin ra viktimë e sigurimit komunist, tuj e burgosë për ndeshkim të asaj çka i vëllau Antoni flitte çdo natë në Radio Londra kundër regjimit. Çdo ditë ma shumë ja shtërngojshin prangat djaloshit të ri, tuj i kujtue “trillimet” e të vellaut kundër partisë deri sa gjymtyrët ju gangrenizuen dhe doktori i burgut “u detyrue” me ja kput cung, tuj e lanë pa krahë, e pa njenen kambë që ja “griu” tuberkulozi i kocave.
… Ai nuk mund të ngrihet, zotni komandant, u ndigjue nji za qi dridhej…, ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh… Kapterri hodhi mbi cimento me zhurmë tasat e ushqimit tuj mallkue e sha me bezdi…
Zef Staku, nji djalë rinok shkodran, qi i madhi Zot ja kishte “dergue” të smurit 23 vjeçar, tue i sherbye si vllaut, u mundue me i vue në buze pak lang mishit sjellë me sakrifica prej familjes. Edhe pse ishin 13 vetë, në qeli zotnonte nji heshteje mortore. Kërkush nuk bzante tue respektue orët e fundit të jetës të shokut të vuejtjeve. Në shpi t’Filipit, t’ames Marijes, e cila rrinte me orë të tana mbas dyerve të randa të burgut me marr ndoj lajm për të birin, kishte fillue me ja pushtue shpirtin nji ndjenjë shkretnimit, e zemra në krahnor po i rrahte si e terbueme.
… Qyqja unë, filloj me mendue drithshëm, tue qitë nji psherëtim të randë prej shpirtit…, … a thu m’ka gjet gja djalin… Kumbona i kishës së fretenve lajmroj oren tre, por tingllima e saj, nanës ju duk vajtueshëm.
… Zef, … nanës, mi qo fjalë nanës… pershperiti nga buzët e shpirti i plasun, ndër grahma i burgosuni, … i thuej qi e du shumë… nanës…, tue lshue nji pikë loti e kryet në prehnin e vllaut të vuejtjeve qi e shtërngonte në gji… Larg u ndien kumbonët, ndërsa Zefi përshperiti në heshtje lutjen e fundit për shpirtin e shokut.
… Dera u hap furieshëm e heshtjen e përmortshme të qelisë e prishi ardhja e kapterrit… i cili tuj mbështjell me thas trupin e pa jetë të Filipit ju kërcnue me urrejtje të tjerve…
… Njikshtu si “ky”, keni me dalë edhe ju t’tjerët prej ktu…
Filip Logoreci