Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22
Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në televizion siç flisnin nazistët dikur, duke thënë se vetëm “kanë zbatuar ligjin”. Si dukej “zbatimi i ligjit” në Shqipërinë komuniste? Për shembull kështu: duke ua djegur cigaren në trup të burgosurve, duke i rrahur me lopatë e ushtruar dhunë psikologjike që kulmonte me dënimin me vdekje.
Një televizion në Shqipëri ka emituar një intervistë me një person të quajtur Qemal Lame. Mes viteve 1982–1992, për 10 vite me radhë, ai ka qenë kryehetues i Shqipërisë komuniste. Me fjalë të tjera: ka qenë zyrtari që dyshohet si fajtor për shumë krime ndaj kritikëve të regjimit. Pas rënies së komunizmit, Qemal Lame pa therë në këmbë ka emigruar në Gjermani. Jeton atje qe 30 vjet. Në vitin 2022 ai ndihet aq i sigurt dhe shfaqet në televizion, ku i shtrohet qilimi i kuq për të treguar versionin e tij të historisë. Është një intervistë makabre. Lame nuk shpreh keqardhje të sinqertë për krimet e pushtetarëve komunistë. Në ingranazhin e sistemit ai ka qenë një rrotë e rëndësishme. Me persona të tillë regjimi e ka mbajtur në këmbë mekanizmin e torturimit të qytetarëve të Shqipërisë.
Në intervistën e tij Qemal Lame jo që nuk u pendua, por u përpoq ta prezantojë veten si zyrtar që paskësh kryer detyrën “me përgjegjësi të lartë morale dhe qytetare” dhe se vetëm paskësh “zbatuar ligjin”. Pothuaj çdo zyrtar nazist i arrestuar në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, kur ka dalë para drejtësisë, ka folur si Qemal Lame. Edhe nazistët arsyetoheshin se kanë zbatuar ligjin dhe urdhrat e Adolf Hitlerit. Ligji është ligj, zakoni zakon. Kështu shfajësoheshin xhelatët e nazizmit. Ngjashëm shfajësohet Qemal Lame. Por për dallim nga nazistët, shumica e të cilëve kanë marrë dënimet e merituara, Lame është njeri i lirë në një shtet të lirë – në Gjermani. Ai me gjasë nuk ka aspak frikë se do të ndiqet nga drejtësia e Shqipërisë. Dhe ka të drejtë nëse nuk frikësohet. Siç kanë shpëtuar mijëra xhelatë të regjimit komunist, edhe Qemal Lame nuk duhet të shqetësohet. Përkundër akuzave serioze kundër tij.
Pas intervistës së tij, përmes një postimi në rrjetet sociale është shfaqur me akuza konkrete Sokol Drrasati. Ky qytetar i Republikës së Shqipërisë u lind në Shkodër më 13 shkurt të vitit 1972. U arrestua më 14 dhjetor 1990. Pastaj Gjykata e Apelit e Shkodrës e deklaroi fajtor për “veprën penale të diversionit të kryer në bashkëpunim” dhe “për veprën penale të terrorit të mbetur në tentativë”. U dënua me trembëdhjetë vjet heqje lirie. Në deklaratën e tij publike Drrasati shkruan: “Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me dhunë dhe diversion ideologjik. Dhe jam dënuar me vdekje”.
Sipas Drrasatit, drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qenë Qemal Lame. Drrasati vazhdon dëshminë e tij: “Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi Paulin Gjonpali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Kolombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj. etj. e mbi 400 të rinj shkodranë që u arrestuan ato ditë, variojnë nga torturat më çnjerëzore:
Drrasati tregon se është liruar nga burgu më 4 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, i cili i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte kjo ndërhyrje, nënvizon ai, “ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriun që thjesht po bënte detyrën”.
Në asnjë diktaturë të egër komuniste apo naziste, ku është rrëzuar regjimi, bartësit e sistemit nuk kanë kaluar kaq lehtë sa në Shqipëri. Në këtë vend torturuesit kanë shpëtuar pa asnjë ngacmim nga ligji. Sepse në Shqipëri s’ka drejtësi. Andaj persona si Qemal Lame dalin dhe flasin lirisht në televizion. Tregojnë “të vërtetën” e tyre, e cila tingëllon si gënjeshtër. Në një vend dhe në një shoqëri ku triumfon gënjeshtra, aty triumfon edhe torturuesi mbi viktimën. Madje edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit.
Në Tiranë (apo në Shkodër) nuk ka një prokuror që sonte e thërret Sokol Drrasatin, i merr një deklaratë dhe fillon hetimet kundër Qemal Lames. Pastaj ky prokuror ulet dhe shkruan një aktakuzë. Mandej gjykata kërkon nga Gjermania ekstradimin e të dyshuarit për krime. Dhe në një ditë të bukur vere apo dimri fillon procesi gjyqësor. Në një vend normal. Sikur Shqipëria të ishte vend normal sa i përket ballafaqimit juridik dhe moral me të kaluarën.