Zhvillimi ekonomik gjatë periudhës komuniste
Nga Endrit Yzeiraj | Ekon.al, 21 mars 21 Në debatin publik është rikthyer një pyetje që nuk zhduket kollaj: a u zhvillua ekonomikisht Shqipëria gjatë periudhës komuniste, dhe, nëse po,...
Nga Endrit Yzeiraj | Ekon.al, 21 mars 21 Në debatin publik është rikthyer një pyetje që nuk zhduket kollaj: a u zhvillua ekonomikisht Shqipëria gjatë periudhës komuniste, dhe, nëse po,...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Namir Lapardhaja | Faktor, 18 prill 20
Ishte vetëm 28 vjeç, i martuar, me një fëmijë. Zotëronte 7 gjuhë të huaja. Nuk kishte kryer asnjë veprimtari armiqësore. Kishte mbaruar Medresenë e Lartë të Tiranës, ishte fetar, biri i një hoxhe, familje me tradita qytetare. Poet, përkthyes, publicist, gjuhëtar, studiues… I paangazhuar politikisht. Siç janë zakonisht njerëzit e kulturuar të kategorisë së tij, aq më tepër në një kohë të turbullt dhe të vështirë, ku e tashmja është e pasigurt, kurse e nesërmja e panjohur. Vexhi Buharaja, një ndër intelektualët e rrallë të Beratit, arrestohet nga regjimi komunist më 7 shtator 1947. Akuzat janë absurde. Të pavërteta, të stisura. Merret në hetuesi, shtrëngohet, dhunohet nga injorantë që nuk dinë shkrim dhe këndim. Xhahilë pa din dhe iman shkruajnë në procesverbal se “i pandehuri e heq veten si fetar dhe qan prokurorit prokurorit”. Në një fushatë të gjerë arrestimesh, pasi kishin përfunduar eleminimet e para me gjyqe të shpejta, është radha e Vexhiut. Çfarë kishte bërë i riu Buharaja për t’u arrestuar dhe për t’u gjykuar?
Sipas akuzës, “gjatë pushtimit i pandehuri Vexhi Buharaja ka qenë pjesë e organizatës tradhëtare Balli Kombëtar, ka shkruar artikuj propagandistik në mbështetje të kësaj organizate, ka pasur miqësi me Namik Mehqemenë dhe Resul Tozharin.” Kurse pas çlirimit ka pasur marrëdhënie miqësore me armiqtë Kostaq Stefa, Fatmir Shehu, Hekuran Zhiti etj. Jo vetëm kaq, por, ashtu siç thuhet në akuzë, ka shkuar për ngushëllim në familjen e Namik Mehqemesë kur ky është pushkatuar nga komunistët. Vexhiu është i ri. I shkolluar, i kulturuar. Ai e di se me përbindshat që kishin ardhur në pushtet nuk mund të luhej. Pranon që nuk ka pasur simpati për komunistët, që ka folur individualisht kundër tyre, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi apo organizate. Pranon miqësinë me Namik Mehqemenë, ku tregon se e ka njohur nëpërmjet arsmitarit Jani Dodi (të dy të pushkatuar nga regjimi). “Me Namikun, – deklaron Vexhiu, – kisha lidhje kulturore. Ai ishte poet, shkruante vjersha, dhe m’i tregonte për t’i lexuar dhe korrigjuar. Edhe unë bëja të njëjtën gjë me të.”
Kaq mjafton për akuzën, mbyllin hetimet dhe, së bashku me shumë intelektualë të tjerë beratas, dënohet. 8 vjet burg, humbje e të drejtës politike për 3 vjet. Vendimi jepet më 10 janar 1948. Në një farë kuptimi, Vexhiu brenda vetes është i kënaqur me kaq. Miqtë e tij u pushkatuan, disa u burgosën me dënime të rënda dhe të gjata. Të gjithë të pafajshëm, me akuza të fabrikuara. Regjimi po godiste thellë dhe rëndë pikërisht tek inteligjencia. Më pas do ta kishte më të lehtë të vijonte të qeveriste. Nën dhunën dhe terrorin e viteve të para, do të marshonin të patrazuar, duke mbjell kulturën e dhunës dhe të frikës në popull. Fati e donte që Vexhiu të mos e kryente të plotë dënimin. Ashtu si të tjerë, nëpërmjet një amnistie doli përpara se ta përfundonte dënimin. Fati i këtij njeriu u shënjua që në vitet e para të regjimit të ri. Koha e tregoi që, pavarësisht gjenialitetit të tij, do të jetonte gjithë i pavlerësuar dhe i shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa nëpërmjet punës së tij do të përfitonin të tjerët, njerëzit e pushtetit dhe të regjimit, kurse ai ishte i destinuar të priste biletat në berberanën e qytetit.
P.S.: Më poshtë, po botoj për herë të parë një pjesë të vogël nga dosja hetimore e të pandehurit Vexhi Buharaja.
Titulli origjinal te “Faktor”: Si e dënoi regjimi komunist Vexhi Buharanë?! Botohen dokumente për herë të parë