1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Neritan Sejamini.
Ad Xhindi ishte ndër studentët më të mirë të brezit tonë të fizikës. Ishte i prerë për konceptet abstrakte dhe shkencat teorike.
Ad Xhindi ishte edhe njeri trim e kokëshkretë. Ishte ndër të paktët studentë të asaj kohe që kishte urrejtje të fortë e burrërore kundër regjimit.
Ishte gjëja më e natyrshme që ai u vu, që çastin e parë, në krye të protestës studentore të dhjetorit 1990. Aktiv dhe i zjarrtë ra menjëherë në sy të oficerëve të sigurimit, të cilët e “rrëmbyen” nga turma, bashkë me 3-4 të tjerë, ditën e dytë të protestës në krah të Liceut Artistik. I sfidoi dhe talli hetuesit që e morën në pyetje — kur e pyetën ku kishte lindur, me qetësinë më të madhe i informoi sigurimsat se kishte lindur në maternitet. E lëshuan pas pak orësh dhe u kthye menjëherë në krye të protestuesve.
Gjatë grevës së urisë, Adi na bënte të betoheshim që nuk do dilnim nga greva sado që të zgjaste.
Pak javë pas grevës, i hipi anijes për në Itali. Jeton atje që atëhere. Punon, qysh kur nuk mbahet mend, kamionist rrugëve të Italisë.
Vjen në Shqipëri kur mundet. E dashuron Vlorën dhe kur të plaket do që të vijë të pleqërojë në Vlorë.
Nuk ka folur kurrë më për dhjetorin apo për shkurtin.
Si ai nuk kanë folur shumë të tjerë.
Nuk foli kurrë Turi, që vdiq para ca vjetësh në një aksident automobilistik në Greqi, ku shpërndante pica. Nuk ka folur Niko, një ndër figurat kryesore të dhjetorit, që migroi në Amerikë dhe tani nuk e di askush se ku është. Nuk ka folur Gazi që mbasi u end shumë vite Greqisë e Italisë, tani bën infermierin në Florida dhe mendon ende se mund të realizojë ëndrrën që të bëhet mjek një ditë.
Nuk ka folur Turi tjetër, të cilin e mbanim për gjeni matematike, por që tani është mësues i thjeshtë në Korçë. Nuk ka folur Arjani, i cili çdo mëngjes të 8 dhjetorit nuk harron kurrë të na dërgojë mesazh urimi me vetëironi e tallje për kontributin tonë për “demokracinë” që gëzon atdheu.
Ndërkohë, elita e Tiranës organizon ceremoni pompoze çdo dhjetor e çdo shkurt. Në to dalin në paradë “heronjtë” e zakonshëm dhjetoriste dhe shkurtiste. Ata japin intervista, bëjnë deklarata, pozojnë, idealizojnë, flasin për liri e për demokraci. Çdo vit, dy herë në vit.
Sikur këta “heronj” dhjetorista e shkurtista të kishin qenë vërtet heronj, Shqipëria nuk do ishte kredhur në autokraci, keqqeverisje dhe korrupsion këto 25 vjet.
Sepse trimat që nuk u trembën as nga Enveri e as nga diktatura më e egër në Europë, nuk kishin si të trembeshin nga Berisha, Nano apo Rama.
(Dy kryeministrat e tjerë, Ilir Meta e Pandeli Majko, janë vetë “heronj” idealista, dhjetorista e shkurtista.)
E ndërsa elita e dhjetorit dhe e shkurtit flet nga tribunat e sallave dhe televizioneve, Ad Xhindi nget kamionin e tij, të vetmuar, rrugëve të Italisë.
Bjeri një herë borisë në këtë ditë, Adi. Ulërima e saj është më e sinqertë dhe më e lirë se kori i “heronjve” të Tiranës.
Burimi: http://exit.al/2016/02/20/sikur-dhjetoristat-dhe-shkurtistat-te-ishi