1946 / Fjalimi servil i Enver Hoxhës ndaj...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 10 June 22 Today, the Albanian Parliament approves the candidacies for the Board of the Files Authority. In the first term, the Board...
Nga Dritëro Agolli | Gazeta Telegraf, 16 dhe 17 qershor 20 Fjalimi-manifest i Dritëroit në Kongresin e 10-të të PPSH (sh. 10 qershor 1991), i cili shënoi njëkohësisht shndërrimin dhe...
Nga Pjerin Mirdita | Shkodra Web, 13 dhjetor 21 Më 10 korrik 1968 u inaugurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e...
Nga ABC News, 6 qershor 20 Një gjurmë e një rëndësie të lartë, e pa publikuar deri tani, që do hapë plagët e vjetra, ndodhet në muzeun Historik të Shkodrës....
Nga Fritz Radovani | Gazeta 55, 10 qershor 18 I vetmi muze në botë, i vetmi në shekullin 20, ishte në Shkodër 45 VJET janë ba nga dita e inaugurimit...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 24 gusht 18 Një kryengritje kundër regjimit komunist ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi...
Nga Erald Kapri | Panorama, 7 dhe 12 shtator 17 Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, 3 prej tyre ishin nga më...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 31 maj 21 Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë...
Nga Ferdinand Dervishi | ABC News, 17 qershor 20 Në vitin 1960, në prag të prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, komunistët shqiptarë piketuan dhe nisën goditjen e grupit armiqësor...
Terminologu nuk është një qasje linguistike dhe as fjalor konvencional. Ai është një projekt multimedial që synon t’i bëjë të rinjtë shqiptarë, të lindur pas ’90-ës, të reflektojnë mbi të shkuarën komuniste përmes gjuhës, termave, shprehive, dukurive si pjesë e indoktrinimit ideologjik, por edhe si pasqyrë e realitetit të kohës. Sepse në një diktaturë, gjuha kthehet në instrumentin më efikas për ushtrimin e pushtetit, përçarjen e shoqërisë dhe izolimin e opozitarëve.
Përzgjedhja e termave është bërë jo në mënyrë sistematike, por si rezultat i punës pedagogjike me të rinjtë në terren. Ata kanë përzgjedhur fjalë dhe terma të hasura në media, në letërsi, filma apo biseda në familje, por të paqarta për ta nga ana kuptimore. Risia e këtij projekti është gjuha multimediale e Terminologut, e shoqëruar me ilustrime grafike të kryera nga nxënës, studentë dhe të rinj të talentuar anembanë vendit. Secili prej tyre reflekton artistikisht në mënyrë të pavarur mbi një temë të përzgjedhur.
Përmes kreativitetit multimedial, IDMC motivon të rinjtë të gjejnë rrugë të reja, tërheqëse të mësimit të historisë. Por nga ana tjetër inkurajon edhe dialogun mes brezave: përballjen e të rinjve me këndvështrime të ndryshme të historisë të transmetuara nga prindërit, gjyshërit, mësuesit, media etj. Videot e shkurtra që ilustrojnë grafikisht Terminologun do të jenë të aksesueshme online dhe pa pagesë për të rinjtë kudo që ndodhen. Njëkohësisht ato mund të ndihmojnë edhe mësuesit e historisë, letërsisë etj, gjatë orëve mësimore që trajtojnë periudhën e diktaturës, për të mundësuar debatin dhe reflektimin shoqëror mbi të shkuarën. Sepse “kush nuk mëson nga historia është i destinuar ta përsërisë atë” (G. Santayana).
Projekti është i hapur për cilindo që dëshiron ta pasurojë me fjalë dhe terma të tjera, por edhe për të rinj të talentuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrjeje kreative dhe edukative.