Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Kastriot Dervishi
Pas dënimit të dy grupeve të para të deputetëve, përkatësisht procesit të shtatorit 1947 dhe janarit 1948, në mars 1948 u gjykua “grupi i tretë”. Në këtë “grup” nuk kishte asnjë ish deputet, por të gjithë akuzoheshin për lidhje miqësore me të dënuarit e dy proceseve të para, e për këtë arsye arsye këta mund të konsiderohen si “grupi i tretë”. Çdokush prej tyre mund të bënte pjesë në gjykimin e dy grupeve të para, sepse përzgjedhja e tyre është bërë fare rastësisht nga organi i akuzës.
Ali Bakiu, kryetar prej nëntorit 1944 deri në qershor 1946 i Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Tiranës (bashkia e vjetër), i cili gjatë kohës që drejtoi bashkinë me vullnetin e tij nuk merrte as rrogë, ishte cilësuar “armik” sepse nuk përkrahte veprimet e pushtetit, madje për këtë arsye kishte kërkuar dorëheqjen. Megjithatë, në shtyp u njoftua se u shkarkua nga detyra sepse përkrahte “armiqtë e popullit” etj. Për gati një vit, grupi u torturua në mënyrën më të tmerrshme në hetuesitë e Tiranës. Ata ishin intelektualë të Tiranës, të cilët kishin fatin e keq të jetonin në një vend kur krimi ishte vendosur në pushtet. Karakteristikë është se në përgjithësi ky “grup” nuk i ka pranuar akuzat.
15 mars 1947
– Fehmi Leskani, nga Dibra, banues në Tirana, 54 vjeç, tregtar.
15 maj 1947
– Haki Karapici, nga Tirana, 34 vjeç, avokat. U përdor edhe në gjyqin e grupit të parë të deputetëve.
– Irfan Pustina, nga Dibra, banues në Tirana, 36 vjeç, doktor. Akuzohej për lidhje me Shefqet Bejën, Enver Sazanin, Sheh Karbunarën. Pyetej nga hetuesi Beqir Ndou. Kishte njohje me Shefqet Bejën sepse në luftë e kishte shpëtuar nga burgu me ndërmjetësinë e Ibrahim Biçakçiut, por veprime të tjera nuk kishte bërë.
– Gjergj Ashta, nga Shkodra, banues në Tirana, 40 vjeç, jurist. Akuzohej mbështetur te miqësia e tij me Selaudin Toton. Para hetuesit Mihal Kanani nuk del asnjë fakt që të provojë akuzën.
16 maj 1947
– Ymer Keçi, nga Tirana, 44 vjeç, pijeshitës. Në vitin 1945 kishte pasur kafe “Kursalin”. Akuzohej për njohjet me Shefqet Bejën.
– Ali Bakiu, nga Tirana, 37 vjeç, tregtar. Akuzohej për lidhje me Hasan Reçin, Shefqet Bejën, Kolë Kuqalin, Enver Sazanin etj. Në hetuesi deklaronte se Shefqet Bejën nuk e njihte fare dhe nuk kishte si të shkonte në shtëpinë e tij kur nuk e dinte as ku ndodhej kjo. Para hetuesit Mihal Kanani, mohoi çdo akuzë. U lirua nga burgu i Burrelit më 25.6.1959.
Ali Bakiu
– Ali Shtëpani, nga Shëngjergji i Tiranës, 78 vjeç, pronar. Akuzohej si nënkryetar i “komitetit qendror”. I kishte qenë vetëm një herë në shtëpi Shefqet Bejës për vdekjen e nënës. Irfan Majunin e kishte takuar vetëm një herë, kur ky i kërkoi një koshere blete. Para hetuesit Beqir Ndou, nuk del asnjë fakt komprometues.
– Enver Topulli, nga Gjirokastra, banues në Lushnjë, 46 vjeç, tregtar.
– Kadri Kërçiku, nga Tirana, 51 vjeç, mjek. Akuzohej si pjesëtar i “organizatës”. Nga nga hetuesia e zhvilluar nga Beqir Ndou nuk del ndonjë implikim.
– Kel Koçobashi, nga Shkodra, 54 vjeç, nëpunës. Akuzohej për agjitim kundër pushtetit. Para hetuesit Mihal Kanani, nuk del asnjë fakt që të provojë akuzën.
17 maj 1947
– Vasil Xhaj, nga Sofratika e Gjirokastrës, banues në Tiranë, 42 vjeç,avokat. Gjatë hetuesisë pyetet për lidhjet me Kostë Boshnjakun, Haki Karapicin e Balztar Benusin. Nuk pranon akuzat. Sipas tij, Haki Karapici ishte trembur shumë nga arrestimi i Hasan Reçit.
– Baltazar Benusi, nga Shkodra, banues në Tirana, 51 vjeç, avokat. Akuzohej për lidhje me Shefqet Bejën, Gjergj Kokoshin, Suat Asllanin, me UNRRA-n etj. Hetuesi Beqir Ndou e merr në pyetje. Në gjyq, e mohon hetuesinë.
18 maj 1947
– Adem Xhepa, nga Tirana, 61 vjeç, pijeshitës. Akuzohej se kishte ndihmuar financiarisht organizatën me anë të Haki Karapicit. Mohonte çdo akuzë.
19 maj 1947
– Ibrahim Keçi, nga Tirana, 60 vjeç, tregtar. Pranonte para hetuesit Beqir Ndou njohje me Shefqet Bejën e ndonjë tjetër, por mohonte të kishte aktivitet.
Ibrahim Keçi
Gjatë gjithë kohës së hetuesisë ndaj të pandehurve janë përdorur torturat më të tmerrshme. Një pjesë e të pandehurve, nga ky presion kanë pranuar akuzat e sajuara nga hetuesia. Procesi u hap më 22.3.1948 në Tiranë nga një trupë gjykuese ushtarake e drejtuar nga kapiten I Abdyl Hakiu, kapiten II Shaban Rezha dhe toger Hamet Çiraku, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakani.
– Baltazar Benusi hodhi poshtë akuzat se ishte “informator i UNRRA-s”.
– Haki Karapici, nën presion të madh “pranoi akuzat” në lidhje me “ekzistencën e një organizate”.
– Ali Bakiu hodhi poshtë akuzat që i bëheshin duket shtuar se emri i tij ishte përmendur nga Ali Kavaja në procesin e grupit të Sami Qeribashit, Musine Kokalarit e Qenan Dibrës.
– Ali Shtëpani hodhi poshtë akuzat për mbledhje e organizatë.
– Ibrahim Keçi, hodhi poshtë akuzat e tha se ishte sipërmarrës.
– Ymer Keçi, pranonte akuzat e bëra.
– Vasil Xhaj e pranonte akuzën pjesërisht. Pranonte se kishte bërë kritika ndaj pushtetit, por jo agjitacion.
– Enver Topulli, hodhi poshtë akuzat.
– Adem Xhepa, hodhi poshtë akuzat.
– Fehmi Leksani, hodhi poshtë akuzat. Refuzoi të përgjigjet mbi procesverbalin e hetuesisë, duke e mohuar atë.
– Irfan Pustina, hodhi poshtë akuzat.
– Kadri Kërçiku, hodhi poshtë akuzat.
– Gjergj Ashta, hodhi poshtë akuzat.
– Kole Koxhobashi, hodhi poshtë akuzat.
Prokurori i akuzonte se qysh pas lufte ishin lidhur me Shfqet Bejën, duke bërë pjesë në një “grup terrorist” në të ashtuquajturin “qarkor të Tiranës” (gjoja me përgjegjës Ali Shtëpanin). Ata akuzoheshin se ishin të lidhur me anglo-amerikanët dhe synonin përmbysjen e pushtetit në lidhje me organizatën e deputetëve.
Me vendimin nr.212, datë 30.3.1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës në batë të neneve 6, 8, 10 të ligjit nr.372 dhe nenit 15 të ligjit nr.373, vendosi konfiskimin e pasurisë, si dhe këto dënime:
– Me vdekje, pushkatim, të shtetasve: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.
– Me 20 vjet burgim: Vasil Xhaj.
– Me 15 vjet burgim: Kadri Kërçiku, Baltazar Benusi.
– Me 10 vjet burgim: Enver Topulli, Gjergj Ashta, Adem Xhepa, Kel Koxhobashki, Ali Shtëpani.
Në deklaratën e tij të datës 5.4.1949, oficeri i Sigurimit Naun Bezhani (në procesin hetimor të Koçi Xoxes) deklaroi:
“Në Tiranë kur po gjykohej një grup i organizatës së deputetëve, ku ishin anëtarë të qarkorit të Tiranës të kësaj organizate, ishte dënuar me vdekje Haki Karapici dhe na u dha urdhri nga gjykata për ekzekutimin e tij. pasi neve të seksionit na u duk i padrejtë që të ekzekutohej vetëm ky dhe shokët e tij që nuk kishin folur as në hetuesi, as para gjyqit të faleshin, i thashë Vaskës (Koleci) për këtë dhe pas pak na urdhëroi të mos e ekzekutonim dhe kështu nuk u ekzekutua, me gjithë që vendimi i Gjykatës së Lartë ishte dhënë për ekzekutimin e tij.”
Me vendimin nr.127, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë Ushtarake bëri këto ndryshime:
– Me burgim të përjetshëm: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.
– Me 7 vjet burgim: Baltazar Benusi.
– Me 5 vjet burgim: Ali Shtëpani.
– Me 2 vjet burgim: Kadri Kërçiku.
– Me paraburgimin e kryer: Vasil Xhaj, Adem Xhepa, Enver Topulli.
– Pafajësi: Gjergj Ashta, Kel Koxhobashi Mbetej në fuqi vetëm konfiskimi i pasurisë i të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Me vendimin nr.1, datë 15.5.1959, të Plenumit të Gjykatës së Lartë, Kadri Kërçiku, Vasil Xhaj dhe Irfan Pustina, morën pafajësinë.
—
Gazeta 55, 31 mars ’18