Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21
Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë.
Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi njëpartiak i stilit të Komunizmit Lindor dhe diktatura e Proletariatit apo e shumicës mbi pakicën.
Gjithsesi shumëkush mendon se meritat kryesore i shkojnë Policisë Politike, njohur zyrtarisht si Sigurimi i Shtetit.
Kësaj strukture i visheshin shumica e meritave, që nga identifikimi dhe mbyllja pas hekurave e kundërshtarëve politikë, e deri te kontrolli i tejpërtejshëm, jo vetëm i veprimtarisë së përditshme të një populli të tërë, por edhe i mendimeve të gjithsecilit…
Veç këtyre, edhe pse me shpërfaqje legjendash, Sigurimit të Shtetit i janë veshur edhe vrasje e rrëmbime kundërshtarësh të regjimit komunist, të kryera jashtë Shqipërisë.
Shqiptarët, pothuaj të gjithë kanë lexuar apo dëgjuar për rrëmbimin e ish-kryeministrit Koço Kota në Greqi, për agjentë që Sigurimi i Shtetit infiltronte periodikisht jashtë vendit e me radhë, deri në vitin 1987, kur u regjistrua aksidenti i përfolur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mjeshtrit të sportit të peshëngritjes, Aleksandër Kondo.
A kishte këllqe shteti i vogël i Enver Hoxhës të kryente ekzekutime apo rrëmbime kundërshtarësh politikë jashtë kufijve të tij zyrtarë, apo gjithçka ka qenë dhe mbetet pjesë e legjendave të ngritura për Sigurimin e Shtetit?
Në fakt disa krerë të shteteve komuniste, filluar nga Jozef Stalini, të cilin Enver Hoxha gjatë gjithë jetës e ka pasur idhull, kishin guxuar të kryenin rrëmbime apo ekzekutime ekstreme të kundërshtarëve politikë në diasporë.
Vrasja më e bujshme, e urdhëruar nga Stalini do të ishte ekzekutimi në Meksikë i Leon Trockit – rivalit të tij për pushtet.
Pas disa tentativash të dështuara, më 20 gusht të vitit 1940, Ramón Mercader, sekretari personal i Trockit, arriti ta eliminonte atë duke i thyer kafkën me një sëpatë akulli.
Por Enver Hoxha ka pasur edhe shembuj më të afërt. Josip Tito – lideri i komunistëve jugosllavë do të rrëfehej edhe ai i pashpirt me kundërshtarët politikë në emigracion.
Në emër të Titos, vrasje të shumta do të regjistroheshin në Europë, madje deri në Australinë e largët.
Në janar të vitit 1982, policia sekrete jugosllave do të ekzekutonte në afërsi të Shtutgartit, në Gjermani, edhe tre veprimtarë nacionalistë kosovarë – vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zekën.
Në një pamje të përciptë, në fillimet e pushtetit, edhe Enver Hoxha duket sikur ka ecur në gjurmë të Stalinit dhe Titos.
Në tetor të vitit 1944, kur pushteti ende nuk ishte konfirmuar dhe kur Tirana kontrollohej nga trupat pushtuese nazi-gjermane, të dërguarit e Enver Hoxhës do të bënin një goditje të bujshme jashtë vendit.
Ata do të rrëmbenin, në Selanik të Greqisë, ish-Kryeministrin e fundit të periudhës së Mbretërisë – Kostaq Kota, dhe ish-ambasadorin Xhavit Leskoviku.
Në fakt, sipas një dokumenti britanik të kohës, dy politikanët shqiptarë ishin rrëmbyer nga gueriljet komuniste greke dhe më pas u ishin dorëzuar partizanëve shqiptarë.
Po përse i interesonte Enver Hoxhës rrëmbimi i një ish-kryeministri që nuk kishte pasur asnjë lidhje me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar dhe që ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas pushtimit italian të vendit në 7 prill të vitit 1939?
Në fakt, në këtë periudhë, Kostaq Kota si përfaqësues i Legalitetit dhe Xhavid Leskoviku, si përfaqësues i qeverisë kuislinge të Tiranës, ishin përfshirë në negociata me politikanë grekë për krijimin e një konfederate, apo një shteti dualist greko-shqiptar.
Sa duket kjo ndërmarrje, përveçse tregonte papjekuri politike – pasi Greqia kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë – binte ndesh edhe me planet e Titos për përfshirjen e Shqipërisë në konfederatën Jugosllave.
Pra, në këtë histori janë të gjitha gjasat që Enver Hoxha të ketë zbatuar një porosi të Titos, apo më keq akoma, i gjithë aksioni për rrëmbimin e Koço Kotës dhe Xhavit Leskovikut, të ketë më tepër autorësi jugosllave.
Në orët e vona të natës së datës 6 maj 1951, në bulevardin San Mishel të Parisit, silueta e një të panjohuri ndoqi nga pas Sadik Premten, një nga kundërshtarët e vjetër politikë të Enver Hoxhës, të akuzuar si kryetar i një fraksioni konkurrent për pushtet në zonën e Vlorës.
Si në rastin e eliminimit, jo shumë vite më parë të Leon Trokit, vrasësi fshihte poshtë rrobave një sëpatë të formatit të vogël.
Atentatori përballet me Sadik Premten, në momentin kur ky po futej në ambientet e hotelit ku banonte.
Dora me sëpatë ngrihet lart që të sigurohet një goditje e fuqishme, por rrethanat e ndihmojnë viktimën, që ti mbijetojë sulmit.
Sigurimi i Shtetit kishte guxuar të godiste në qendër të Botës…
Pikërisht historitë e aksioneve dhe tentativave më të dokumentuara, të vrasjeve, rrëmbimeve të personave apo edhe të atentateve të ndryshme, që Sigurimi i Shtetit ka planifikuar e zbatuar jashtë kufijve të Shqipërisë solli mbrëmjen e sotme cikli i dokumentarëve Abc/Story në televizionin ABC.