Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
tetor 1943
U themelua Partia Socialdemokrate shqiptare nga Musine Kokalari dhe Skënder Muço, si edhe gazeta “Zëri i Lirisë”.
8 tetor 1948
Shpërthen kryengritja e antikomuniste e Zhapokikës. Ajo ishte një kryengritje antikomuniste e banorëve të zonës ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekje e qartë kundër regjimit diktatorial. Ishte një revoltë me armë e organizuar, e mirëmenduar dhe me detyra politike dhe luftarake të përcaktuara e të studiuara. Merita e përgatitjes dhe e organizimit të kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit, ish-partizan. Të mbi 20 burrat që morën armët, ishin të moshës mesatare 40 vjeç, burra të mësuar me varfërinë, me normat e ashpra të jetës, me barrën e dy luftërave botërore mbi shpinë. Në përbërje të çetës kishte ushtarë, komunistë, ish-partizanë, policë të zonës, nëpunës të administratës lokale.
10 tetor 1920
Më 10 tetor 1920 një grup deputetësh shpallën programin politik të “Partisë Popullore Kombëtare” të drejtuar nga Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi etj. Rreth një muaj më vonë, në nëntor 1920 deputetë të tjerë shpallën krijimin e një force tjetër politike të quajtur “Partia Përparimtare Shqiptare” me drejtues figura të njohura të Veriut si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Ishin në pakicë edhe Indipendentët. Kjo ndarje u “institucionalizua” kur një grup prej 18 deputetësh, të shpallur opozitarë dhe që përbënin gjysmën e Këshillit Kombëtar, dhanë dorëheqje duke kërkuar zgjedhje të reja. Pas zgjedhjeve të fillimvitit 1921, në Parlamentin shqiptar dominonin dy grupime kryesore politike: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare.
10 tetor 1947
Vdiq në burg nga torturat Qemal Draçini, kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar.
11 tetor 1913
Më 11 tetor 1913, Atë Gjergj Fishta botoi në Shkodër revistën “Hylli i Dritës”, qё vuri bazat për një sërë studimesh, si ato albanologjike, letrare, etnografike, folklorike e pedagogjike. Një nga aktet e para të qeverisë komuniste ishte mbyllja e kësaj reviste si “përfaqësuese e reaksionit”, si edhe dënimi me vdekje e burg i drejtuesve të saj, Atë Gjon Shllaku, Atë Anton Harapi, Atë Bernardin Palaj, Atë Donat Kurti e shumë të tjerë, ashtu si edhe vjedhja e trashëgimisë së saj arkivore.
16 tetor 1943
Asambleja Kombëtare shpalli shkëputjen e Shqipërisë nga Italia dhe zgjodhi Regjencën me Mehdi Frashërin, Pater Anton Harapin, Lef Nosin dhe Fuat Dibrën, që shpallën pavarësinë “relative” të Shqipërisë etnike, asnjanësinë në luftë e përbotshme, dhe mosndërhyrjen e autoritetit ushtarak gjerman në punët e brendshme.
17 tetor 1979
Humanistja shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me çmimin “Nobel për Paqe”, një ditë e shënuar për Kombin Shqiptar.
19 tetor 2003
Dita e Lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II. Nënë Tereza (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu) u shpall e “Lumturuar” , si simbol i ndihmës, bamirësisë dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën. Kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga shteti shqiptar kushtuar bamirëses shqiptare me famë botërore.
21 tetor 1943
Lufta e Brigadës së Parë Sulmuese, më 21 tetor 1943 në afërsi të Lushnjës, tek kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, kundër forcave nacionaliste të Isa Manastirliut dhe Tefik Cfirit. Mehmet Shehu shkruante: “U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë: 172 robër dhe 10-15 të vrarë”. Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi pushkatimin e 65 robërve. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës I me pseudonimin Salë. Këtë masakër e pranon edhe vetë komandanti i Brigadës I Sulmuese në një letër-autokritike drejtuar Shtabit të Përgjithshëm.
21 tetor 2014
Në zgjedhjet që u zhvilluan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, 21 tetor 2014, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ), me 176 vota. Gjatë vitit 2015, Shqipëria është zgjedhur edhe anëtare e Byrosë së KDNJ-së si dhe zëvendëspresidente e KDNJ-së.
21 tetor 1943
Beteja e Brigadës së Parë Sulmuese në fshatin Golem, Lushnjë, kundër forcave nacionaliste të Isa Manastirliut dhe Tefik Cfirit. Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi pushkatimin e 65 robërve “bazhibozukë”.
21 tetor 2021
Aranit Çela, një nga prokurorët më famëkeq të regjimit komunist, i cili qe përfshirë personalisht në mbi 650 gjyqe politike, u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare në shtëpi, jo në burg, ku do duhej të kishte qëndruar pas dënimit të tij të parë. Çela qe dënuar me vdekje për “krime kundër njerëzimit”, por më 24 korrik 1996, dënimi i tij dhe i dy personave të tjerë (drejtori i fundit i Sigurimit, Zylyftar Ramizi, dhe ish-prokurori i përgjithshëm, Rrapi Mino) u anulua dhe u kthye në 25 vjet burg. Pas kthimit të socialistëve në pushtet në 1997, gjykatat rishqyrtuan pretendimet paraprake për krime kundër njerëzimit dhe Gjykata e Apelit vendosi më 20 tetor 1997 të heqë akuzat kundër Ramiz Alias dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë pasi ata “nuk mund të dënoheshin për veprime që nuk ishin të paligjshme në kohën kur u kryen”. Të gjithë dolën nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997, ca të fshehur brenda apo jashtë vendit.
24 tetor 1950
Në spitalin e Shkodrës vdes nga torturat e shumta, Marie Tuci. Ajo i përkiste familjes së madhe të Gjomarkajve në Mirditë dhe u arrestua bashkë me 300 vetë të tjerë për vrasjen e Bardhok Bisë, sekretarit të Partisë për rrethin Mirditë. Nga dëshmitë e shoqeve të saja në burg mësohet se Maria u torturua në mënyrë çnjerëzore. E mbyllën në një thes së bashku me një mace të tërbuar dhe e goditën atë me mjete të forta. Kur e nxorën nga thesi, Maria ishte transformuar sa nuk njihej. U dërgua në spitalin e të burgosurve në gjendje të mjerueshme, ku nga plagët e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dërgua në spitalin civil dhe ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë. Kisha Katolike e ka shpallur të lume në nëntor të vitit 2016.
25 tetor 1917
Liceu francez i Korçës apo Liceu Kombëtar i Korçës hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 me vendimin e administratës së Republikës Autonome të Korçës. Në vitin 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë e mesme laike e nivelit europian, ku të gjitha lëndët jepeshin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939, dhe ndër profesorët mund të veçohen: Safet Butka, Sotir Papakristo, Abaz Ermenji, Kostaq Cipo etj.