Sigurimi i Shtetit, e vërteta e vrasjeve dhe...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
Nga Ferdinand Dervishi | Abc/Story, 12 qershor 21 Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë arritën të mbanin pushtetin për një periudhë relativisht të gjatë. Ishte një pushtet që garantohej nga sistemi...
By Jonila Godole | Albanian Daily News, 29 July 22 At the time when Enver announced Mehmet Shehu as a poly-agent, an anonymous person had submitted several photocopies of documents...
Nga Ferdinand Dervishi | Panorama, 12, 26, 27 dhe 28 korrik 22 PJESA I Ramiz Alia, ish-Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, menjëherë pas ngjarjes së 2...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 2–5–6–7–10 korrik 22 PJESA I Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të...
Nga Bedri Blloshmi | Gazeta Tema, 28 janar 2019 Lexova këdo ditë në media mirënjohjen e shkrimtarit Zija Çela për Dhimitër Shuteriqin dhe m’u kujtua revolta e vitit 1973 në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 20 prill 2009 Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit...
Nga Kastriot Dervishi | The Albanian (Nr.5/6), maj 2009 Në janarin e vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme Shkodër vërenin se “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në...
Nga Enver Robelli | Koha Ditore, 6 korrik 22 Kjo Shqipëri është e Qemal Lames, kryehetues i kohës komuniste mes 1982-1992. Ai mund të përqesh viktimat dhe të flasë në...
Nga Sokol Drrasati | Facebook, 6 korrik 22 Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e...
Nga Kastriot Dervishi | Facebook, 16 dhjetor 16 Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, nga kryeministri Enver Hoxha...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 17 qershor 18 Një prej vrasjeve në kufi gjatë vitit 1990, që i takon moshave të reja, është edhe ajo e Pëllumb Pëllumbit nga...
Nga Mimoza Picari | Zëri i Amerikës, 12 qershor 22 Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës, rrëfejnë për Zërin e Amerikës, vuajtjet dhe përndjekjet...
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizoi më 17-18 shkurt 2017 workshopin “Komunizmi përmes dokumentave arkivore”. Në këtë workshop morën pjesë mësues të historisë nga Tirana dhe rrethet, drejtuar nga Dr. Idrit Idrizi, studiues pranë Akademisë së shkencave të Austrisë.
Workshop-i nxiti debate interesante rreth dokumentave arkivore që mund të përdoren si materiale mbështetëse gjatë orëve të mësimit. Dita e pare e workshop-it nisi pasditen e datës 17 shkurt për lehtësi të mësuesve që vinin nga rrethet. Drejtorja ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Dr. Jonila Godole shpjegoi në fjalën e saj përshëndetëse rëndësinë e workshop-eve me tema të tilla dhe vlerësoi kontributin e mësuesve të historisë për të ndihmuar në disktutimin e frytshëm rreth dokumentave arkivore që mund të përdoren në një orë mësimore nga vetë ata, por edhe nga nxënësit.
E pranishme mes pjesëmarrësve, Fatmiroshe Xhemalaj, specialiste e historisë, e cila asistoi në drejtimin e workshop-it u shpreh : “Ky workshop është mjaft interesant sepse do të arrijmë nëpërmjet bashkëpunimit të prekim historinë me dorë, ta bëjmë atë faktike. T’ i nxisim nxënësit të lexojnë, intervistojnë, të prekin të shkuarën me anë të dëshmive”.
Më pas të gjithë pjesëmarrësit patën kënaqësinë të shikonin dokumentarin “Kujtesa e një vendi që harroi të harronte”. Ky dokumentar i shërbeu diskutimit për rëndësinë e përdorimit të elementeve vizuale në orën e mësimit.
Pjesëmarrësit shprehën edhe ndjesitë që përjetuan gjatë shfaqjes së tij. Antonela Tako, mesuese historie në qytetin e Korcës u shpreh se nxënësit për shkak të kontakteve me brezat (gjyshërit) janë të prekur nga nostalgjia. Ata nuk arrijnë të bëjnë dot dallimin mes sistemeve dhe kjo gjë duhet rregulluar.
Dita e dytë e workshop-it ‘ Komunizmi përmes dokumentave arkivore” nisi nën drejtimin e Dr. Idrit Idrizi. Workshopi u zhvillua në tre seanca , puna e të cilave u realizua duke u ndarë në grupe. Mësuesit e historisë u ndanë në 4 grupe të vogla ku secili grup kishte materialet arkivore përkatëse për tu diskutuar.
Materialet e përzgjedhura trajtonin tema të ndryshme si amnistia, internimi, gjyqi i të dënuarve etj. Gjatë tre seancave u diskutuan tre materiale arkivore. Pas njohjes së mësuesve me materialin e caktuar, drejtuesi i workshop-it Dr. Idriti drejtonte pyetje per diskutim. Disa prej tyre ishin: Çfarë ju duket e nevojshme për një tekst që të jetë i përshtatshëm për një orë mësimore? Cilat janë pjesët më të rëndësishme në tekstet e paraqitura për t’ jua përcjellë nxënësve? Cilat janë termat që janë të vështira për t’ u koncëptuar nga një nxënës?
Pas diskutimit brenda grupit, secili grup paraqiste para të gjithë pjesëmarrësve argumentimin e tij për secilin material arkivor. Në fund pjesëmarrësit dolën në përfundime si: që tekstet të ishin sa më të lehta për tu trajtuar me nxënësit duhet të kishin gjuhë të thjeshtë për tu kuptuar nga niveli i nxënësve të sistemit 9-vjeçar dhe të gjimnazit; brenda një materiali të trajtohen disa probleme, jo vetëm një prej tyre; të trajtohet problemi dhe jo të merremi me emra konkretë; nxënësit mund të punojnë në grupe, në formë projektesh, por edhe si detyre shtëpie, ku nxënësi të inkurajohet për të sjellë historitë e tij familjare.
Propozim tjetër nga mësuesit ishte edhe trajtimi i këtyre temave jo vetëm në lëndën e historisë por edhe në lëndë të tjera si ajo e qytetarisë, për pjesët ku flitet për ndërtimin e familjes në kohën komuniste. Synimi i këtyre diskutimeve është botimi i një libri me materiale ndihmuese për mësuesit dhe për nxënësit për të reflektuar më mirë për periudhën e komunizmit.