
Zenel Drangu
Lindi në Bushat të Shkodrës.
Familja e tij rrjedh nga Kuci i Malit të Zi. Zeneli u rrit në një familje të madhe me nëntë fëmijë, pesë vëllezër dhe katër motra me të ardhura mesatare për kohën, siç i cilëson ai.
Edhe pse jo të persekuar gjatë sistemit komunist, që në moshë të re ai motivohet të arratiset nga vendi dukë parë fshehtazi programe të ndryshme në televizionet e huaja.
Drangu vendos të arratiset me not nëpërmjet Drinit dhe Bunës, në periudhë dimri, së bashku me kushuririn e tij – i cili kishte pasur probleme më shtetin e kohës gjatë shërbimit të tij ushtarak – drejt Jugosllavisë. Qëllimi i tyre ishtë të shkonin në Itali e më pas prej aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në anën e Jugosllavisë ata arrestohen nga policia vendase, e cila kishte marrëveshje me palën shqiptare dhe burgoset për disa ditë, për t’u kthyer më pas në hetuesinë e qytetit të Shkodrës.
Pas tre muajve hetim, Zenel Drangu dënohet me 25 vite burg për arratisje, të cilat ai i kalon në burgun e Spaçit. Gjatë periudhës së burgut ai punon si minator. Po ashtu ishte pjesë e “Revoltës së Spaçit” të zhvilluar në datat 21–23 maj 1973.
Aktualisht Drangu mban postin e kreut të shoqatës së ish-të përndjekurve në qytetin e Shkodrës.











