Unё Dёshmoj: Vasillaq Orgocka

vasillaq orVasillaq Orgocka

Ka lindur nё Korçё nё vitin 1934. Atje ka mbaruar shkollёn fillore dhe tё mesme. Duke qenё se familja e tij kishte marrёdhёnie tё mira me shtetin e kohёs ai pёrfitoi njё bursё pёr studimet e larta. Kёshtu nga viti 1951-1955 kreu studimet e larta nё degёn gjeologji nё Varshavё tё Polonisё.

Gjatё kёsaj kohe ai njihet me njё vajzё polake tё quajtur Barbara dhe lidhin martesё. Barbara Orgocka vendoset nё Shqipёri nё vitin 1956. Pas disa viteve tё jetesёs familjare tё çiftit shqiptaro-polak dhe dy fёmijёve tё tyre, Vasillaq Orgocka arrestohet me akuzёn pёr agjitacion dhe propagandё. Dy muaj pas tij arrestohet edhe gruaja e tij, Barbara, si agjente. Ai iu nёnshtrua hetuesisё nga muaji nёntor deri nё fillim tё gushtit tё vitit 1968. Vasillaq Orgocka u dёnua nё fillim me vdekje dhe mё pas dёnimi u ul me 25 vite burgim.

Pёr shkak tё amnistisё sё fituar  ai kaloi 17 vite nё burgun e Spacit, ndёrsa Barbara Orgocka kaloi tre vite nё burgun e grave nё qytetin Stalin. Sipas rrёfimit tё Vasillaq Orgockёs gjatё kohёs sё kaluar nё burgun e grave Barbara Orgocka u drogua pёr tё pranuar akuza pёr spiunazh. Pas tre viteve burgim shteti polak ndёrhyri pёr t’a kthyer Barabarёn nё vendin e lindjes.

Ajo takoi Vasillaqin dhe dy fёmijёt e tyre vetёm pas viteve ’90.

  • 1951-1955 kreu studimet e larta pёr Gjeologji nё Varshavё tё Polonisё.
  • 1956- Barbara Orgocka vendoset nё Shqipёri pas martesёs me Vasillaq Orgockёn
  • 1968- Vasillaq Orgocka dёnohet me 25 vite burgim me akuzёn: “Pёr Agjitacion dhe Propagandё”

 

VIDEO

Pjesa 1, “Nga studimet nё Varshavё te martesa me njё vajzё polake”

Pjesa 2, “Akuzat pёr agjitacion, spiunazh dhe arrestimi”

Pjesa 3, “Nёntё muajt e hetuesisё”

Pjesa 4, “Procesi i gjykimit”

Pjesa 5, “Si  droguan bashkëshorten në burg…”

Pjesa 6, “Bashkёshortja nё Varshavё dhe unё nё Spac”