Unë Dëshmoj: Artur Kurtallari

Artur Kurtallari

Artur Kurtallari

Lindi në shtator të vitit 1983 në qytetin e Kukësit. Ai është gazetar me një përkushtim të veçantë për promovimin turistik të vendlindjes së tij. Për ciklin e rrëfimeve “Unë dëshmoj”, ai tregon historinë e arratisjes së dajës së tij, Esatit.

Në vitin 1988, në kohën kur ishte student, daja i Arturit vendos të arratiset nga kufiri verior i Kukësit për në Jugosllavi, ku fillimisht arrestohet dhe më pas nëpërmjet ndihmës së disa shoqatave ndërkombëtare me fokus të burgosurit politikë, ia del të mbërrijë në destinacionin e dëshiruar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse sistemi komunist ishte drejt fundit, sërish familja e tij i ndjeu pasojat e kësaj ngjarjeje, duke u klasifikuar si “armiq të popullit”. Madje babait të Arturit i kërkuan të divorcohej nga bashkëshortja pasi ajo kishte tanimë një vëlla të arratisur.

Për 3 vjet me radhë familja e Arturit nuk mori asnjë lajm për dajën Esatin. Vetëm pas viteve 1990, ata u lajmëruan përmes një kartoline se ai ishte mirë në SHBA. Në vitin 1993 daja i tij viziton Shqipërinë.

Tridhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje, Arturi thotë se, me siguri, po të kishte qenë në pozicionin e dajës ai do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë.

 

VIDEO

Pjesa 1, “Historia e familjes time gjatë komunizmit!”

Pjesa 2, “Arratisja e dajës më 1988!”

Pjesa 3, “Pasojat e arratisjes mbi familjen tonë”

Pjesa 4, “Rilidhja me dajën pas 1990”